Zgjidhet pasuesi i Angela Merkel në krye të CDU

Ruhr Konferenz-BUNDESKANZLERIN DR.ANGELA MERKEL besucht das Bundesland Nordrhein-Westfalen NRW ,auf der Zeche Zollverein in Essen,Stadt im Ruhrgebiet,die Kanzlerin und Ministerpräsident Armin Laschet auf der Terrasse vor dem Erich Brost Pavillion auf Zeche Zollverein,fotografiert am 18.08.2020. *** Ruhr Konferenz BUNDESKANZLERIN DR ANGELA MERKEL visits the federal state of North Rhine-Westphalia NRW ,at the Zeche Zollverein in Essen,city in the Ruhr area,the Chancellor and Prime Minister Armin Laschet on the terrace in front of the Erich Brost Pavillion at Zeche Zollverein,photographed on 18 08 2020

Armin Laschet është zgjedhur kryetar i Kristian-Demokratëve gjermanë, duke pasuar në këtë detyrë kancelaren në detyrë, Angela Merkel. 59-vjeçari u shpall fitues përballë kandidatëve të tjerë me 521 vota, ndërkohë që konsiderohet “besnik i Merkel”.

Armin Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë, pritet të ndjekë të njëjtën politikë si kancelarja Merkel. “CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira. Dhe që ne i mbështesim politikat e saj”, tha ai së fundi. Ai është njëkohësisht për modernizimin e administratës.

Lascheti shihet si figurë që mund të bashkojë krahët e ndryshëm të CDU-së. Por muajt e fundit ai humbi pak mbështetje në popull, pasi një pjesë e njerëzve nuk qenë të kënaqur me menaxhimin që ai i bëri pandemisë.

Qasja ndaj çështjes shqiptare

Është i njohur për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Kur para disa viteve provokatori politik gjerman Thilo Sarrazin shkroi se turqit po e pushtojnë Gjermaninë me natalitet të lartë si kosovarët Kosovën, këtë tezë serbomadhe Laschet e hodhi poshtë në një intervistë për revistën STERN. Laschet tha: “Historia e Kosovës është pak më e ndërlikuar.

Kjo (çfarë thotë Sarrazin) është mendësia e diktatorit Millosheviq, i cili kështu e ka arsyetuar politikën e tij agresive serbomadhe. Konflikti i Kosovës nuk ka shpërthyer për shkak të natalitetit, por buron nga fjalimi i Millosheviqit në Fushë-Kosovë më 1989. Me atë fjalim ai e mbuloi Ballkanin me luftë e dëbime”. Po ashtu, Laschet e ka mbrojtur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Në një intervistë për radion publike gjermane ai ka thënë: “Në konfliktin e Kosovës Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka qenë i aftë për të marrë vendim dhe megjithatë është vepruar”. Laschet e ka dekoruar qytetarin Harald Meurer për themelimin e një organizate, e cila më 1999 ka tubuar para për viktimat e luftës në Kosovë.