Habit 21-vjeçarja: Covid-19 më shpëtoi jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 21-vjeçare shprehet se i është mirënjohëse pandemisë së Covid-19 pasi sipas saj koronavirusi e ndihmoi që ajo të hiqte dorë nga alkoli dhe të humbte rreth 30 kilogramë.

21-vjeçarja, Olivia Ibbitson, kishte probleme me alkoolin që kur nisi të pinte me shoqërinë, në moshën 15-vjeçare. Ajo shtoi shumë në peshë, ndërkohë që çdo ditë ishte e dehur.

Në vitin 2019, e reja për pak sa humbi jetën, pasi piu aq shumë sa u helmua nga alkooli dhe qëndroi dy ditë në koma të induktuar. Por pasi Britania e Madhe hyri në karantinë vitin e kaluar, Olivia vendosi që të lërë pijen dhe që nga ajo kohë ka humbur 30 kg.

“Pija dy shishe verë përpara se të dilja me shoqërinë. E kisha humbur kontrollin dhe përfshihesha në situata të këqija. Kur përfundova në spital, vendosa të mos pi më, por nuk ia arrita qëllimit. Vazhdoja të pija shumë. Por, karantina ma bëri më të lehtë arritjen e qëllimit tim. Duke qenë se nuk mund të dilja, eliminova alkoolin. Karantina ishte e tmerrshme, por unë vendosa që të përfitoja. Nuk kam pirë alkool që nga data 13 mars”, tregon 21-vjeçarja.

Të fundit

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut ashtu edhe të vendit të...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Lajme të tjera

Web TV