‘Ligji për emigracionin’, Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare për marrjen e shtetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një projektligj gjithëpërfshirës të imigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor, një ndryshim masiv nga politikat e ashpra të të imigracionit të administratës së presidentit Trump.

Legjislacioni e vë Biden në rrugë për të përmbushur një premtim të madh fushate të rëndësishëm për votuesit latino-amerikan dhe komunitetet e tjera të imigrantëve pas katër vitesh të politikave kufizuese të presidentit Donald Trump dhe dëbimeve masive. Ai siguron një nga rrugët më të shpejta drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor vitet e fundit, por nuk arrin të përfshijë një kompromis rreth rritjes së sigurisë së kufirit të favorizuar nga shumë republikanë, duke vënë në dyshim miratimin në Kongres.

Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi që Biden të bëjë betimin të mërkurën.

Si kandidat, Biden i cilësoi veprimet e presidentit Trump mbi imigracionin një “sulm të pamëshirshëm ” ndaj vlerave amerikane dhe tha se ai do të “zhbëjë dëmin”, ndërsa do të vazhdojë të mbajë kufijtë të përforcuar.

Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.

Lexo edhe :  "Vijnë studentë nga vende armiqësore", Trump vijon betejën me Harvardin

Për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë. Të ashtuquajturit ëndërrimtarë, (dreamers) të rinjtë që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit me status të përkohshëm mbrojtës, mund të kualifikohen menjëherë për Green Card nëse janë duke punuar, janë duke u shkolluar, apo plotësojnë kërkesa të tjera.

Projekt-ligji nuk është aq gjithëpërfshirës sa rishikimi i fundit i madh i imigracionit i propozuar në kohën kur Biden ishte nënpresident gjatë administratës së Barack Obama.

Biden pritet të ndërmarrë veprime të shpejta ekzekutive për të ndryshuar veprimet e tjera të presidentit Trump rreth imigracionit, duke përfshirë edhe dhënien fund të ndalimit të hyrjeve të personave nga disa vende me shumicë myslimane.

Të fundit

Tiranë, dhunohen në krye të detyrës dy punonjësit e Policisë Bashkiake

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për...

Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi uu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend. Në mesazhin...

Kur negativiteti vesh maskën e njeriut: Tiparet e një personi toksik!

Në jetë takohemi me shumë njerëz: disa na frymëzojnë, disa na qetësojnë, e disa të tjerë na lodhin emocionalisht, pa bërë asgjë të dukshme....

“Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi Rama, i tha që na duhesh për 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por...

“PS mori të dhënat personale të votuesve të diasporës”, Lapaj akuzon socialistët

"Ku i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora?" Kjo është pyetja e ngritur sot nga Adriatik Lapaj, kreu i "Shqipëria Bëhet", me...

Lajme të tjera

Web TV