Mesazhi i ‘lamtumirës’ së Melania Trump si Zonjë e Parë : Nderi më i madh i jetës sime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”

Unë jam frymëzuar nga të gjithë amerikanët kudo në vend që kanë “ngritur” komunitetin tonë me mirësinë dhe guximin e tyre.

Ndërsa Donald dhe unë përfundojmë kohën në Shtëpinë e Bardhë, do të mbeten në zemrën time të gjithë ata njerëz me historitë e tyre të pabesueshme të dashurisë, patriotizmit dhe vendosmërisë.”

Melania gjatë fjalës së saj të fundit, ka folur edhe në lidhje me COVID-19, duke falënderuar mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin mjekësor për përkujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjithë këto kohë. Ajo shprehu edhe keqardhjen për ata që kanë humbur një njeri të afërt gjatë kësaj pandemie.

“Ndërsa bota vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, unë falënderoj të gjithë infermierët, mjekët, profesionistët e kujdesit shëndetësor, punëtorët e prodhimit, shoferët e ambulancave dhe shumë të tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë.

Ne pikëllohemi për familjet që kanë humbur një të dashur për shkak të pandemisë. Çdo jetë është e çmuar, dhe unë i kërkoj të gjithë amerikanëve që të kujdesen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.”, është shprehur Zonja e Parë.

 

“Kur erdha në Shtëpinë e Bardhë, reflektova mbi përgjegjësinë që kam ndjerë gjithmonë si nënë për të inkurajuar, dhënë forcë dhe për të mësuar vlera mirësie. Detyra jonë si të rritur dhe prindër është të sigurojmë që fëmijët tanë të kenë mundësi më të mira për të bërë jetë të lumtur dhe të shëndetshme.”, tha Melania.

“Për të gjithë njerëzit e këtij vendi Ju do të jeni në zemrën time përgjithmonë.

Lexo edhe :  E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Faleminderit. Zoti ju bekoftë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, tha Melania në fund.

 

Melania Trump ka shërbyer si Zonjë e Parë prej katër vitesh, pasi Donald Trump është shpallur presidenti i SHBA-së në 20 janar të 2017.

Të fundit

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë...

Lajme të tjera

Web TV