“PD-së i kanë rënë kolonat e shtëpisë” Topalli flet për “përçarjen e së djathtës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë”.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar”, thotë Topalli duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.

“Nuk kemi pse të ngelemi peng te tre emrat që me çdo kusht duan të jenë në krye të qeverisë. Nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kryetari i partisë, kryeministër. Në Gjermani është zgjedhur 3 ditë përpara, kryetari i CDU-së por si kandidat për kancelar ata po mendojnë të gjejnë një tjetër emër. Në vendet ku nuk mbizotëron korrupsioni dhe ka racionalitet mendohet për të ardhmen e vendit dhe jo të kryetarit. Mendoj se ka ardhur momenti të bëjmë diçka edhe në Shqipëri”.

Ndërkohë, vetë kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, prezanton si pikën më të fortë të saj faktin që është e pakorruptuar. “Në karrierën time politike, gjithë këto vite, asnjëherë nuk jam përfshirë në asgjë korruptive”, thotë ajo.

Topalli etiketon drejtpërsërdrejti kryetarin e Partisë Demokratike kur thotë se nuk ka në drejtimin e partisë nuk ka respektuar rolin e tij. “Gjatë mandatit të parë të opozitës, në parti ka pasur debate për mënyrën si nuk po bëhej opozita, por të paktën kishte brenda deputetë të vërtetë. Kur deputetët bënin betejë të vërtetë, kryetari i tyre, jo vetëm që nuk i udhëhiqte por merrej me çështje familjare, merrej me një kat shtesë apo me probleme të tjera të agjendës ekonomike.

Të fundit

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Lajme të tjera

Web TV