“Rrofsh sa malet”/ Rama ia kthen me batutë urimin qytetarit: Sa ta kemi kismetin! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme. Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Rama pa nga afër projektin që do të zbatohet në terren, ku do të ndërtohen pallate dhe banesa private.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se në kohën kur morën pushtetin, e gjetën vendin tamam si në ditën pas tërmetit. Ndërkohë Rama duke komentuar deklaratën e Ahmetajt për akuzat e opozitës se në Vorë nuk po bëhej asnjë punim ia ktheu duke thënë; se punën e shohin ata që duan ta shohin.

“Kjo puna e kantiereve është tamam si cikli qeverisës. Pas 7 vitesh ne e gjetëm si ditën tjetër të tërmetit, nga pikëpamja e ekonomisë, e rrëmujës, e gropave, e pirgjeve me rrënoja në çdo sistem, në shëndetësi, në arsim e administratë. Sot ne jemi në fazën përmbyllëse të punës, duke hedhur themelet, janë hapur akset kryesore, vazhdon pastrimi dhe rindërtimit. Është tamam zgjedhja; të vazhdojë dhe të përfundojë, apo të kapen ekskavatorët dhe të kthehen në kioska dhe ato lugës të marrin pas Shqipërinë.”, tha Rama.


PJESË NGA BISEDA

Banori: Ti shyqyr që na sajdise, ke ardhur dy herë. Faleminderit për ça keni bërë, edhe për popullin.
Rama: Për çfarë?! Avash avash, do t’i bëjmë të gjitha
Banori tjetër: Rrofsh, më bërë me shtëpi të reja. Rrofsh sa malet.
Rama: Jo sa malet jo. Sa ta kemi kismetin. Të përqafoj në distancë.
Ahmetaj: këtu para një jave erdhën nga opozita dhe kanë thënë se; këtu nuk është bërë asnjë punë. Larg cinizmit, do ftoja ndonjë nga ata të opozitës që t’i prekë gjërat dhe të vijnë në këto ture inspektimi për të parë realitetin.
Rama: Po lere mo, ça do shohin ata fare. Të shikojnë ata që shikojnë. Ai që s’do, nuk shikon.

Të fundit

1980 – Tragjedia e Ustikës me 81 të vrarë: rrëzimi dhe misteri i Itavia Flight 870

Më 27 qershor 1980, avioni civil Itavia Flight 870, një DC-9 që po udhëtonte nga Bolonja drejt Palermos, u...

Temperaturat deri në 38 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë mbeten kryesisht...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Lajme të tjera

Web TV