“ Ishte treguar shumë zemërgjërë”Joe Biden jep detaje nga letra që i kishte lënë Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump nuk u bë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të pasardhësit të tij Joe Biden, por ndoqi një nga traditat e rëndësishme: i la letrën në Zyrën Ovale.

Pasi u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zbuloi në letrën e tij Trump ishte shprehur shumë zemërgjerë. Ai nuk dha më tej detaje se çfarë shkruhej në letër.

Trump vazhdoi kështu traditën e gjatë të vendosur nga presidentët e kaluar para tij, të cilët linin një letër për pasardhësin ku jepeshin këshilla nisur nga eksperienca e viteve të tyre në krye të shtetit.

Kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë katër vite më parë, e cilësoi si “të bukur” letrën që Barack Obama kishte lënë për të, ku ndër të tjerash shkruante se nuk duhet ta shkatërrojmë demokracinë për përfitime personale.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV