Së shpejti transporti publik zëvendësohet nga autobuzat elektrikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do jetë e largët koha kur në Tiranë transporti publik të bëhet me urbanë elektrikë. Agjencia e Eficencës së Energjisë ka hapur tenderin me vlerën 74.1 milionë lekësh, për të hartuar projekt-idenë për Elektrifikimin e linjave të transportit  në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës, që do të zhvillohet me faza.

“Ky projekt synon dhe trajnimin, ngritjen e kapaciteteve për operimin dhe menaxhimit e sistemit të transportit elektrik”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Kalimi në një sistem të ri, do të thotë më pak ndotje, reduktim të varësisë nga lëndët djegëse fosile si dhe ulje të kostove të operimit në vend.

“Elektrifikimi i transportit rrugor do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në përmirësimin e cilësisë së ajrit nga njëra anë dhe mbrojtjen e klimës nga ana tjetër vetëm nëse përdorimi i elektricitetit vjen nga burime me karbon të ulët/ pa karbon (panele diellore, era, hidrike, gjeotermale)”, thuhet në studim.

Një fazë e rëndësishme e projektit, është infrastruktura e karikimit, jo vetëm ë pikat e mbushjes por edhe në shtëpi ose në punë, në zona parkimi publik apo komercial (dyqane, zona pushimi në autostradë).

“Autobusi elektrik për funksionimin ndër-urban do të ketë nevojë ose për një “depo” më të madhe të energjisë e cila karikohet në stacionin fundor ose për një depo më të vogël të energjisë që ngarkohet në varësi të mundësisë, në stacione autobusi”, thuhet në studim.

Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 29 janar të këtij viti për të marrë pjesë në garë dhe nga momenti i nënshkrimit të kontratës  do kenë 9 muaj kohë për të ofruar këtë shërbim. Synimi është që deri në vitin 2030, pritet që flota e autobusëve të kalojë në elektrik.

Të fundit

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën...

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po...

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke filluar...

Sulmi nga Houthi-t në Detin e Kuq/ Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare “Eternity C”, e cila u godit dhe u fundos në Detin e Kuq...

“Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare...

Lajme të tjera

Web TV