6 muaj para zhvillimit, Olimpiada “Tokio 2020”, midis besimit dhe dyshimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga zhvillimi i Lojërave Olimpike të Tokios, të gjithë kanë frikë se ato mund të anulohen, për shkak se virusi korona është ende i pranishëm. Organizatorët po bëjnë përpjekje maksimale për t’i mundësuar këto Lojëra, por gjithçka mbetet në dorë të ecurisë së epidemisë. Kur Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë vitin e kaluar, zyrtarët e kësaj veprimtarie, premtuan se do të bëheshin në 2021, si provë e triumfit të njerëzimit mbi koronavirusin. Por 6 muaj para fillimit të planifikuar, fitorja ndaj virusit mbetet e largët dhe frika po rritet me shpejtësi, që Lojërat mund të mos zhvillohen fare.

Publikisht, organizatorët janë akoma të vendosur që Lojërat mund të vazhdojnë dhe thonë se ato mund të mbahen të sigurta edhe nëse virusi nuk është nën kontroll deri në momentin që flaka do të ndizet më 23 korrik. “Pikërisht sepse jemi në këtë situatë, duhet të kujtojmë vlerën e Lojërave Olimpike, që njerëzimi mund të bashkëjetojë paqësisht përmes sportit”, – tha Kreu Ekzekutiv i “Tokio 2020” Toshiro Muto, duke folur për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Sidoqoftë, me pjesën më të madhe të botës ende të paralizuar nga Covid-19, dhe Tokion nën një gjendje të jashtëzakonshme, zërat dyshues po rriten më shumë.

Ish-nënkryetari i Olimpiadës “Londër 2012”, Keith Mills mendon se Lojërat e Tokios, “vështirë se mund të bëhen”, ndërsa legjenda e Olimpiadës Britanike, Methjus Pinsent tha se ishte “qesharake” të vazhdohej. Rruga e gjatë për në Lojërat Verore të Tokios ka qenë e mbushur me pengesa, nga akuzat për ryshfet deri te frika për temperaturat e larta të verës. Por asnjë nga këto probleme nuk ka qenë aq i madh sa epidemia, e cila marsin e kaluar detyroi shtyrjen e parë të një olimpiade në historinë moderne të këtyre Lojërave. Aktualisht, në Japoni, zhgënjimi publik po rritet. Sipas një sondazhi të kryer këtë muaj, 80 % e të anketuarve, janë kundër zhvillimit të lojërave këtë vit.

Por drejtuesit e “Tokio 2020” thonë se një shtyrje tjetër është “absolutisht e pamundur”, gjë që do të thotë se Lojërat do të anulohen fare nëse nuk mund të bëhen këtë vit. Ata po vazhdojnë të besojnë, me një sërë masash të marra kundër virusit “Covid-19”, që synojnë të sigurojnë një Olimpiadë të sigurt, madje edhe pa vaksina të cilat mbeten jo të detyrueshme për sportistët. Por ende nuk është vendosur nëse do të ketë apo jo spektatorë në këto Lojëra. Virusi korona ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar, në këto Lojëra të konsideruara si më shtrenjtat deri tani. Masat anti-virus dhe kostot e tjera të lidhura me vonesën kanë shtuar edhe 2.8 miliardë dollarë.

Lexo edhe :  Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Duke e çuar kështu në 15.8 miliardë dollarë buxhetin deri më tani. Përpjekjet për të ulur kostot duke zvogëluar ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, zbukurimet e tjera kanë prodhuar vetëm kursime minimale, megjithëse organizatorët thonë se ata kanë arritur të mbajnë të gjithë sponsorët e brendshëm. Sidoqoftë, planet për të filluar stafetën mbarëkombëtare të pishtarëve në mars mbeten në fuqi, me masat e distancës shoqërore të vendosura për t’u zbatuar. Japonia tani shpreson shumë se nuk do të humbasë një Olimpiadë tjetër, pas anulimit të Lojërave Verore dhe Dimërore të vitit 1940 për shkak të luftës.

Anulimi do të shkaktonte një goditje serioze në lëvizjen Olimpike dhe krenarinë kombëtare të Japonisë, për të mos përmendur ndikimin e madh financiar si në Tokio ashtu edhe në Komitetin Olimpic Ndërkombëtar (IOC). Por ora finale po troket. E Japonia ende nuk ka miratuar një vaksinë për koronavirusin, por Kryeministri Joshihide Suga ka thënë se ai shpreson që vala e parë e vaksinimit të nisë në fund të shkurtit, me punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit që pritet të jenë të parët në radhë. Pjesa tjetër e Japonisë do të fillojë të marrë vaksinat në maj, vetëm dy muaj para fillimit të Lojërave.

Të fundit

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Lajme të tjera

Web TV