Dritë shpresë për Shqipërinë! Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX të OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech janë pajtuar që të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë dy burime që janë në njohuri të kësaj marrëveshjeje, shkruan Reuters.

Programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra. Pjesë e këtij programi është edhe Kosova, e cila pritet të marrë nga COVAX-i doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës.

Marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike të premten, thanë burimet. Ende nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do të marrë programi COVAX nga Pfizer/BioNTech, por pritet që sasia të jetë e vogël.

Një burim tha se dozat e para të vaksinës do t’iu jepen shteteve, që janë pjesë e COVAX-it, për të vaksinuar punëtorët e tyre shëndetësorë.

Kompania BioNTech nuk ka dashur të komentojë për këtë marrëveshje, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as nga OBSH-ja dhe aleanca për vaksina, GAVI.

Këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylëard, të hënën deklaroi se COVAX-i ishte në “diskutime mjaft të detajuara” me Pfizerin dhe tha se pret që kjo kompani ta furnizojë me vaksina COVAX-in “shumë shpejt”.

Vaksinat nga programi COVAX pritet të shpërndahen për vendet e varfra dhe ato me të ardhura të ulëta në muajin shkurt.

Të enjten, COVAX tha se planifikon që të shpërndajë rreth 1.8 miliard doza më 2021 në 92 shtete, duke mbuluar nevojat për vaksinim të 27 për qind të popullatës të këtyre shteteve.

Të fundit

1969 – Zhvillohen bisedimet e fshehta të paqes për Luftën e Vietnamit

Në vitin 1969, gjatë periudhës më të tensionuar të Luftës së Vietnamit, u zhvilluan bisedime të fshehta në Paris,...

Hidhet shorti i Play Off të Champions, Shkëndija njeh rivalin e mundshëm

Këtë të hënë u hodh shorti i Champions League për fazën Play Off. Padyshim vëmendja më e madhe e shqiptarëve është tek Shkëndija, me këta...

U arrestua për 335 mln paund kokainë/ “Daily Mail” shkruan për dhëndrin e Majlinda Bregut

Media prestigjoze britanike "Daily Mail", i ka kushtuar një artikull të veçantë goditjes së një grupi shqiptar që merrej me trafikimin e kokainës nga Kolumbia...

“Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

Serenata e krijuar mes telave me gjëmba: NË PIJETORE UN JAM UL’ Jam në një mbrëmje me familjen e z. Bujar Bakallit, disident e patriot dhe...

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në Kumanovë në fundjavë mes Maqedonisë...

Lajme të tjera

Web TV