Greqia bllokon sërish kufirin / Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt,kategoritë që mund të kalojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka vendosur të shtyjë afatin e bllokimit të Pikës Kufitare të Kapshticë deri më 8 shkurt të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021.

Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin

Të fundit

Mitsotakis forcon masat kundër hyrjeve të paligjshme

Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam në dorë laptopin e patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ka shtënë në dorë laptopin e patronazhistëve të PS-së. Paralajmëroi se në ditët në vazhdim...

Aktori që luajti “Sulejmanin e Madhërishëm” dënohet me burg!

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg...

Berzh, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetja për integrimin në Bashkimin Europian

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë. Gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit 2024-2025...

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtur nga ligji...

Lajme të tjera

Web TV