Një predhë luftarake është gjetur në bregun e lumit Mat, në afërsi të Klosit. Mësohet se predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke mbledhur dru pranë lumit.
Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sakaq, këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me djegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.
Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës