Sapo erdhi në pushtet, Biden ndryshon ligjin për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është thjeshtë një detaj i vogël në rishikimin e ligjit për emigracionin, që Presidenti Joe Biden kërkon që të bëjë fillimisht. Por rëndësia simbolike ka mjaftueshëm peshë.

Projekt-ligji i propozuar i Biden, nëse miratohet, do të heqë fjalën “alien” (“i huaj”) nga ligjet amerikane të emigracionit, duke e zëvendësuar atë me termin “noncitizen” (“joshtetas”).

Është një hap i vogël që synon ta njohë Amerikën si “një komb emigrantësh”, sipas një përmbledhjeje të projekt-ligjit të publikuar nga administrata e re.

Termi “illegal alien” (“i huaj i paligjshëm”), i quajtur prej kohësh si një turp kundër njerëzimit nga avokatët e të drejtave të emigrantëve, nxiti debate gjatë 4-vjeçarit të fundit, pasi shumë zyrtarë të lartë federalë që inkurajuan përdorimin e tij, ndërsa shumë shtete kërkuan të merreshin masa për ta ndaluar përdorimin.

“Ndryshimi i gjuhës në ditën e parë të kësaj administrate, me Kamala Harris, vajza e emigrantëve, për mua nuk është thjesht simbolike … është themelore. Mënyra si i përshkruajmë njerëzit ndikon në mënyrën se si i trajtojmë. Mënyra si flasim për emigrantët formon politikat. Formulon cilat janë çështjet në të vërtetë të diskutuara këtu. Krijon idenë që jemi duke folur për qenie njerëzore dhe familje”, thotë Jose Antonio Vargas, një emigrant pa dokumente, pjesë e një organizate “Define American”.

Kalifornia ishte e para që ndaloi përdorimin e kësaj fjale në 2015-n, ndërsa Nju-Jorku vitin e kaluar.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV