Soreca e Kim takohen me kreun e KED: E rëndësishme që të jetë gati për të plotësuar vakancat në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim kanë zhvilluar një takim sot me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

Takimi është njoftuar nga vetë ambasadori Soreca me një postim në “Twitter” ku shpreh dhe mbështetjen e BE-së.

Ai deklaron më tej se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

Të fundit

“Në mëngjes qan viktimat, në darkë feston si kafshë”/ Plas sherri në Parlamentin grek

Parlamenti grek është përfshirë nga tensione të forta mes deputetëve, pas daljes së hetimeve paraprake për tragjedinë me 57...

Berisha-LaCivita nisin fushatën/ Dashnor Sula: Lufta e Berishës ndaj SPAK, absurde

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”. Me ardhjen në çelje të fushatës...

Uji i shenjtë i kontaminuar nga Etiopia solli kolerën në Evropë

Të paktën shtatë persona në Gjermani dhe Britani janë prekur nga kolera rezistente ndaj shumë ilaçeve pasi kanë pirë ujë të shenjtë nga Etiopia,...

Basha takim me të rinjtë në ditën e parë zyrtare të fushatës, ironizon Ramën me një lepur

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë kanë ironizuar shprehejn e kryeministrit Edi Rama ku e krahasonte veten me...

Largimet masive nga partia, Ilir Meta nxjerr fëmijët në fushatë

Ilir Meta edhe pse në burg, kërkon të bëhet deputet në Tiranë. Për këtë arsye, ai ka nxjerrë fëmijët në fushatë, meqë vetë nuk del...

Lajme të tjera

Web TV