2 ditë me vonesë, Basha kujton Ibrahim Rugovën për 15-vjetorin e vdekjes: Yll polar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse dy ditë me vonesë, kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova për 15-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar yll polar për të ardhmen e Kosovës.

Basha shkruan se Rugova mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

Më 21 janar është shënuar 15-vjetori i vdekjes së Rugovës, por

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishinqenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Të fundit

E bujshme nga Spanja, Barcelona pranë akordit me Nico Williams

Barcelona rizgjon interesimin për Nico Williams, i harruar thuajse plotësisht nga katalanasit që pas verës së kaluar dhe problemeve...

2030, viti i Shqipërisë në BE? Shqipëria në Europë me Gjermaninë në krah

Gjermania beson se Shqipëria mund të përmbyllë me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimi Evropian brenda vitit 2027. Kjo në...

3 histori prekëse të pasagjerëve që humbën jetën në aksidentin e Air India

Dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre ishin midis 241 personave që humbën jetën në fluturimin fatal të Air India. Një foto e re prekëse...

Nis hakmarrja, Irani godet me raketa Tel Avivin dhe Jeruzalemin

Irani nuk e ka vonuar hakmarrjen ndaj Izraelit. Garda Revolucionare njoftoi se ka nisur një sulm me raketa mbrëmjen e sotme drejt dhjetëra objektivave...

E qëlluan me thikë në Londër, dy 21-vjeçarët dënohen për vrasjen e shqiptarit (FOTO)

Dy të rinj nga Tottenham janë shpallur fajtorë për vrasjen e shtetasit shqiptar Ervin Baraku, i cili u godit për vdekje me thikë pranë...

Lajme të tjera

Web TV