40 mln vaksina Pfizer për vendet e varfëra, OBSH: Shpërndarja nis në shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të jenë në gjendje të marrin dozat e para të vaksinave të tyre muajin e ardhshëm, kjo pasi është arritur marrëveshja me Pfizer-BioNTech për 40 milion vaksina. Deklarata është dhënë nga Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“shpërndarja e shpejtë dhe e drejtë e vaksinave nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, është gjithashtu një siguri shëndetësore, domosdoshmëri strategjike dhe ekonomike. Kjo marrëveshje me Pfizer do të ndihmojë për të mundësuar COVAX të shpëtojë jetë, të stabilizojë sistemet shëndetësore dhe të nxisë rimëkëmbjen ekonomike globale,” tha Dr. Tedros Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

150 milion doza të tjera të vaksinës së AstraZeneca do të vijnë në tremujorin e parë të vitit 2021, pas marrjes së licencimit për përdorim emergjent nga autoritetet e barnave.

Qëllimi fillestar i COVAX është të imunizojë 20%  të popullsisë më të prekshme të kombeve më të varfëra të kërcënuara nga koronavirusi. Pjesë e platformës është edhe Shqipëria, e cila ka porositur 1 400 000 doza, dozat e para tanimë pritet të mbërrijnë në Shkurt.

Kryetari i Pfizer, Albert Bourla  tha se dërgimi fillestar do të bëhej mbi një bazë jo-fitimprurëse, duke shtuar se vendet në zhvillim duhet të kishin “të njëjtën qasje në vaksinë si pjesa tjetër e botës”.

Njoftimi erdhi vijnë ndërsa vendet e pasura kanë vaksinuar miliona persona dhe vendet me të ardhura të ulëta në veçanti ato të Ballkanit kanë kritikuar BE për mungesë solidariteti.

Ndërkohë që priten gjithashtu rezultatet për vaksinat kineze dhe ruse, nëse provohen të sigurta dhe efikase, mund të shtohen gjithashtu në COVAX.

Të fundit

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të...

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

Lajme të tjera

Web TV