E pabesueshme , 85 vjeçarja u deklarua e vdekur nga COVID-19, kthehet 10 ditë më vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 85-vjeçare spanjolle e cila besohej se kishte vdekur nga koronavirusi befasoi të afërmit e saj duke u kthyer në shtëpinë e saj të kujdesit nëntë ditë pasi u thanë që ajo ishte varrosur, raportoi një gazetë vendase.

 

Pas një ngatërrese me emrat, familja e Rogelia Blanco u informua se pensionistja vdiq nga COVID-19 më 13 janar dhe varrimi i saj ishte të nesërmen, tha gazeta La Voz de Galicia. Për shkak të protokolleve të sigurisë kundër koronavirusit, ata nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në ceremoninë mortore. Kështu që kur ajo u kthye mirë në shtëpinë e kujdesit në Xove, Spanjën veriore, ku jetonte edhe burri i saj Ramón Blanco, ai mbeti i tronditur, tha gazeta.

“Nuk mund t’u besoja syve. Unë po vajtoja vdekjen e saj”, duke theksuar se në fakt gruaja që kishte vdekur kishte qënë e moshuara që ndante të njëjtën dhomë me të.

Gazeta citoi Fondacionin San Rosendo, i cili drejton shtëpinë e kujdesit, të thoshte se gabimi ndodhi kur Blanco dhe banorët e tjerë që rezultuan pozitivë me COVID-19 u transferuan në një shtëpi tjetër të kujdesit më 29 Dhjetor për trajtim të specializuar.

“Midis të moshuarve të transferuar ishin dy gra të cilave u ishte caktuar e njëjta dhomë,” tha fondacioni, sipas La Voz de Galicia.

Fondacioni shprehu keqardhjen e tij për “incidentin  dhe një gjykatë ishte informuar në lidhje me rastin dhe për të rregulluar sa më parë gabimin.

 

Të fundit

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV