Vera e re në fuçinë e vjetër
Një analizë e zgjedhjeve mbështetur te drejtuesit e qarqeve PS-PD
Nga Roland Qafoku
Edi Rama dhe Lulzim Basha e nisën betejën elektorale të 25 prillit me drejtuesit e qarqeve. E patë si reagoi kryeministri kur Basha caktoi Mark Markun në Lezhë? Publikoi një video duke e shoqëruar me diçiturën se ky është kandidat për ministër arsimi me një ironi therëse. A ju kujtohet reagimi i PD kur Rama caktoi drejtuesit e PS-së në qarqe? Nga foltorja e selisë blu u tha që ishin ricikluar ata që kishin abuzuar me pushtetin për 8 vjet. E thënë më ndryshe, beteja për të parin e listave në qarqe mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është në fakt beteja për vetë listën. Autoriteti i të parit në rolin e një lokomotive për qarkun, padyshim që pritet të jetë determinant në zgjedhje dhe si e tillë si në Partinë Socialiste dhe në Partinë Demokratike e dinë mirë se çfarë domethënie ka. Padyshim që në një fitore të mundshme të forcës politike, ata, fituesit në qarqe do jenë edhe ata që do jenë pjesë e rëndësishme e kabinetit nesër. Prandaj bateritë e para të dy partive të mëdha janë pikërisht dhe ata. Ti marrim me radhë të 12 qarqet.
TIRANË- ERION VELIAJ-ERVIN BUSHATI, ELISA SPIROPALI-?
Stalingradi i betejës së 25 prillit pritet të jetë Tirana. Me 36 deputetë, aktualisht kryeqyteti është edhe rezervuari i deputetëve për në parlamentin e ri. Në zgjedhjet e vitit 2017 ishin në garë 34 mandate, nga të cilat PS fitoi 18 mandate, PD fitoi 11 madate ndërsa LSI fitoi 5 mandate. Për Partinë Socialiste ishte një fitore historike, ndërsa për Partinë Demokratike një humbje historike. Për zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ia ka besuar prej dhjetorit treshes Veliaj-Spiropali-Bushati kryeqytetin ku shefi i treshes është sigurisht Veliaj. Ndërsa Partia Demokratike ende nuk e ka caktuar të parin e saj megjitëhse gjasat që janë që këtë ta mbajë vetë Lulzim Basha. Së pari, Veliajt i duhet të luftojë fortë të ruajë rezutatin e vitit 2017. Nganjëherë më shumë duket se kemi të bëjmë një përballje mes Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës se sa PS-PD. Veliaj është dhe pritet të jetë e ardhmja e PS dhe e si e tillë ai ka vënë në zgjedhjet e 25 prillit karrierën e vetë politike. Si ka qenë performanca e Tiranës në këto 6 vjet ashtu ka për të qernë edhe rezultati për Partinë Socialiste. Një fitore e mundshme e PS, Erion Veliajt jo vetëm do tia çimentojë atij statusin e pasardhësit të Ramës por do të bëjë realisht një fuqi brenda fuqisë së Partisë Socialiste. Ndërsa Partisë Demokratike që të fitojë vërtetë i duhet të bëjë një përmbysje të madhe. A do ta arrijë këtë? Avantazhet për PD-në janë konsumi i pushtetit të kundërshtarëve, denoncimet e pafund të PD, duke e transformuar Erion Veliaj në targetin kryesor madje më shumë se edhe vetë Ramën. Të shumta janë denoncimet e PD ndaj Veliajt, por duke e kthyer në qëllim në vetvete ato janë kthyer në inflacion. A mjaftojnë këto? Besohet se jo. Që të ketë përmbysje duhet të sigurosh elektroratin gri. Por PD ende nuk e ka arritur dhe nuk po gjen mekanizma për ta realizaur këtë. Po LSI? Padyshim që është një kockë e fortë në kryeqytet. Është në aleancë me PD por kjo parti ka ditur të punojë për vete. Më 26 prill nuk është çudi që votat të lexohen mirë dhe nuk është çudi që të ndodhin aleanca nga më të çuditshmet.
DURRËS, EDI RAMA-EDI PALOKA
Afër detit afër mbretit duhet të jetë fiks shprehja për garën e 25 prillit në Durrës. Ndonëse nuk e ka konfirmuar ende, pritet të kemi dy Edi në garë: Edi Rama i PS dhe Edi Paloka i PD dy armiq politikë që përplasjen e fundit në parlament e kanë patur i pari që e pëlqeshte për defektin me shkronjën th dhe i dyti që e përshëndeti me një lyerje me bojë në fytyrë, të dyja teprime aspak të denja. Nëse Edi Rama do vijojë të jetë aty si drejtues ai do ti sjellë shumë avanatzhe partisë që drejton. Janë në garë 14 mandate dhe pritet të jetë nga ato super garat. Në zgjedhjet e vitit 2017 PS fitoi 8 mandate, PD fitoi 4 mandate dhe LSI fitoi 2 mandate. Edi Rama ka avantazhin e të qenit në pushtet. Ka avantazhin e fituesit me dy fish të mandative. Ai është i favorizuar për faktin se mandati i fituar nga LSI prej Lefter Kokës tashmë është pjesë e PS-së. Nga ana tjetër Edi Paloka ka avantazh se pas 8 viteve pushteti ka konsumin e vetë dhe rrotacioni është një proces i natyrshëm. Ndërkohë që Durrësi me kryetar bashkie Vangjush Dakon u bë targeti deri atje sa ambasada amerikane i ndaloi vizën për në SHBA. Po a mjafton kjo? Sigurisht që jo. Me atë humbje turpëruese që bëri Grida Duma në zgjedhjet e vitit 2017 sikur shkonte e ftuar në një spetakël dhe jo një fushatë elektorale ka sjellë jo pak tallaz për elektoratin blu në qytetin krysor port në vebd. Edi Paloka që më shumë është një produkt i Sali Berishës se sa i Lulzim Bashës i di mirë pikat e dobta dhe të forta. Megjithatë është një një terren të ri, dhe i duhet të përmbysë shumë gjëra që janë bërë gabim në këto 8 vjet.
SHKODRA, ILIR BEQJA-HELIDON BUSHATI
Ilir Beqja dhe Helidon Bushati janë dy shkodranë puro. Pinjollë të dy familjeve më të vjetra qytetare të dy janë zgjedhje shumë e drejtë e Ramës për Partinë Socialiste dhe të Bashës për të përfaqësuar Partinë Demokratike. Ilir Beqja mund të numërojë deri në 7 breza paraardhësit e vet të linjës mashkullore në të njëjtën shtëpi dhe lagje ku jetojnë edhe sot prej 400 vjetësh. Ndërsa për Helidon Bushatin, nëse bën numërim, mund të vijojë me ditë e netë sepse paraardhëist e vet zgjatet deri në 1 mijë vjet. Ata nisin që nga dinastia e pashallëkut të Bushatllinjve e deri te kryeministri Maliq Bushati gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithsesi historia e familjes nuk prodhon vota. E aq më teëpr në Shkodër që të japin ujë me bisht të lugës. Si Ilir Beqja dhe Helidon Bushati janë të bindur që sido që ta rezultojë beteja, shkodranët do tua gjejnë anën për tu thurur ndonjëe barsaletë. Në garë janë 11 mandate dhe PS vjen me rezultatin se fitoi 4 mandate, kundrejt 5 mandateve të PD, por që duhet shtuar se në Shkodër mori 1 mandat LSI dhe 1 mandat PSD. Si Beqja dhe Bushati e dinë mirë se nga anon Shkodra dhe si mund të arrihet fitoja. Një fitore që duhet thënë që vështirësohet edhe nga fakti se vajza e Shkodrës Jozefina Topalli tashmë nuk militon në PD dhe drejton partinë e vetë Lëvizja për Ndryshim. Topalli është avantazh për PS por disavantazh për PD por që nuk mund ta mendosh kurrë që vetë Topalli lufton që të ndihmojë PS. Kjo do të ishte absurde. Beteja kryesore është mes PS dhe PD dhe si e tillë Ilir Beqja dhe Helidon Bushati janë dy shkodranë të denjë që e dinë mirë këtë.
ELBASAN, TAULANT BALLA-GAZMEND BARDHI
Dy numrat dy të partive PS dhe PD do të zhvillojnë ndoshta garën më interenate. Të dy sekretarë të përgjithshëm dhe të dy që kanë vulat e partive respektive, Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi nuk do të jenë në Elbasan thjesht drejtues të këtij qarku, por në një betejë që do të përcaktojë ndoshta edhe fitoren ose jo të partive. Në vartësi të kësaj fitore do jetë madje edhe e ardhmja e tyre politike. Një humbje hipotetike e njërës parti, pas zgjedhjeve nuk do të ketë kuota të larta në parti. Por ama një fitore do të forconte shumë pozitat në parti. Në këtë qark në garë janë 14 deputetë, Një numër i konsiderueshëm. Në zgjedhjet e vitit 2017, 7 mandate i fitoi PS, 3 mandate I fitoi PD, 2 I fitoi LSI, 2 I fitoi PDIU. Në garën e 25 prillit Parta Socialiste vjen me avantazhin e fituesit të madh. Taulant Balla i PS është në Elbasan jo thesht i pari I listës dhe drejtues por një identitet i PS-së aq sa i ka ndërruar gravitetin bastioneve të kësja partie. Po Gazmend Bardhi? Ai vjen me fuqinë e pushtetit të numrit dy por kjo nuk mjafton. Bardhit I duhet që pëkënaqësinë ndaj pushtetit duhet ta kthejë në frymë për opozitën që ende nuk është arritur. Deri në 25 prill mund të ndodhë çudia. Të presim.
KORÇË, NIKO PELESHI-EDMOND SPAHO
Emri i Niko Peleshit si minstër i Mbrojtjes nuk ishte gjetje e një pune për të tërhequrin e madh të PS-së. Poltikani nga më aktivët në mandatin e parë kishte kohë që thjesht ishte deputet dhe bënte jetë e tij pothuajse si i pavarur. Kurrë nuk e zuri në gojë publikisht por qefmbetja e tij ishte e dukshme. Megjithatë vlera e Peleshit ishte se si kurrë nuk bëri publikisht se ishte viktima. Dhe Rama e shpërbleu pikërisht për këtë karakter. Tani i duhet që muskujt që i duhen për të drejtuar ministrinë e Mbrojtjes të jenë vetën simbolikë. Niko Peleshi ka betejë reale më 25 prill në Korçë se sa të vërë në “zap” ushtrinë. Përballë ka Edmond Spahon, një dorë e vjetër e Partisë Demoratike qe e njeh mirë Korçën dhe zgjedhjet. Si Peleshi dhe Spaho janë dy natyra pothuajse të njëjta. Nganjëherë edhe në shijen e kitares dhe të qendruarit në hije. Në garë kanë ky qark ka 11 deputetë dhe Peleshi ishte i pari i listës në zgjedhjet e vitit 2017. Në ato zgjedhje 6 mandate i fitoi PS, 4 i fitoi PD, dhe 1 LSI. A do arrijë Edmond Spaho të bëjë përmbysjen e madhe? Shumë e vështirë po të mendosh se Peleshi e ka çimentuar Korçën si bastion i PS-së. Vërtetë Korça ka për të qenë një supergarë.
BERAT, BLENDI KLOSI-TOMORR ALIZOTI
Në qarkun e Beratit janë në lojë 7 mandate deputetësh. Blendi Klosi i PS dhe Tomorr Alizoti i PD-së do të ndeshen në një garë që mund ta vlerësojmë nga më të fortat. Në zgjedhjet e vitit 2017 PS fitoi 4 mandate, PD fitoi 1 mandat dhe LSI 2 fitoi mandate. Të dy deputeët e LSI Nasip Naço dhe Gledion Rehovica janë bërë pjesë e PS-së dhe në pamje të parë duket që PS është shumë e avantazhuar. Është një garë që na kujton Skënderbeun që nga 29 beteja që bëri, të vetme humbje e pati në Berat. E tradhëtuan të vetët apo u nxitua duke u larguar drejt Krujës kur mendoi se e fitoi betëjn, kjo zë vend ende edhe pas 500 vjetësh diskutim. Por beratasit nuk para kanë qef ta kujtojnë atë betejë. Në rastin më të mirëe ata thonë: Ne beratasit nuk tradhëtojmë. Këtu vinë për të tradhëtuar, por tradhëtitë nuk i bëjnë beratasit. Sigurisht që legjendat e Skënderebeut nuk prodhon vota as për PS-në, e as për PD-në. Është një betejë sa personale mes të dy drejtuesvëe të qarqeve aq edhe partiake. Për thënë më qartë mes tre partive. As Partia Socialiste e as Partia Demokratike nuk mund të bëjnë dot llogaritë pa LSI-në. Kushdo të jetë kandiat dhe kushdo të jetë përfaqësues i saj, ajo parti ka mbështetësit e vet. Në këtë aspekt PD duket si më e avantazhuar se e ka aleat, por PS ka avantazhin e të qenit fituese e zgjedhjeve paraardhëse edhe më shuëmë se kaq disponon pushtetin lokal. Ndërtimi i unazës në këtë kohë pragfushate më shumë është një slogan elektoral se sa vijimi i një pune. Ashti siç ishte edhe prezantimi në vitin 2014 i projektit të çuditshëm për ndërtimin e ishullit në lumin Osum, një fantashkencë që një Zot e di pse u hodh në tavolinë duke bërë beratasit që ëndërrojnë për ëndrrën e PS-së. Tomorr Alizoti nuk është ndonjë punëtor i thekur partie, por ama është një figurë intelektuale e spikatur dhe me intregirtet që vlen më shumë se sa dhjetra punëtorë partie. Pinjoll i një familje që I ka dhënë shteteit shqipotar por që ka vuajtur prej tij, ai e ka këtë garë bastin e jetës. Nëse fiton në këto zgejdhje, nuk do jetë thjesht një fitore por një betejë e madhe e fituar si shpagim edhe për ata që e kanë zhgënjyer gjatë angazhimit në politikë.
LEZHA, LINDITA NIKOLLA-MARK MARKU
Ish-ministrja e Arsmit Lindita Nikolla do ketë përballë në Lezhë kandidatin për ministër arsimi Mark Marku. Ndonëse të dy në mësimdhënie formati i Markut është shumë më i lartë se i Nikollës. Por Nikolla ka avantazhin e një gruaje të mirë që i njeh mirë strukturat dhe ështyë shumë më e lidhur me partinë. Mark Marku ka avantazhin e të qenit një figurë shumë herë më e lartë si profil por edhe si një personazh që nuk i nënshtrohet kollaj politikës. Në qarkun e Lezhës janë në garë 7 mandate deputetësh. Në zgjedhjet e vitit 2017, PS fitoi PS 3 mandate, PD fitoi 3 mandate dhe LSI fitoi 1 mandat. Duket që nga kjo që PS ka avantazhet e veta dhe Lindita Nikolla është aty prezente si një punonjëse partie që Rama i thotë “lum si ne që të kemi”. Por ama nuk duhet harruar se konsumi i pushtetit është jo pak i rëndësishëm. Mark Marku një inteletual që nuk bën kompromise pritet ti japë një fytyrë të re qarkut. Dhe të mos harrojmë se Marku është nga ata që nëse në pushtet nuk pritet të thotë “urdhëro si urdhëron”. Beteja në Lezhë pritet të jetë plot sqimë.
VLORË, DAMIAN GJIKNURI-BUJAR LESKAJ
Era e fitores duket në Vlorë. Nuk ka betejë elektorale në këto 30 vjet në Shqipëri që të mos kalojë nga Vlora. Kush ka fituar Vlorën ka fituar zgjedhjet. Prandaj në këto 9 zgjedhje parlamentare që pas rrëzimit të komunzimit herë fitorja ka kaluar nga PS dhe herë nga PD. Ose më saktë ndryshimet e mëdha kanë nisur nga Vlora. Kryeministri Edi Rama është investuesi më i madh në këtë qark dhe e quan si bastin e tij. Por këtë herë përballë ka një kockë të fortë. Vlonjati 24 karat Bujar Leskaj njihet për shpirtin e tij luftarak dhe sidomos kur merr një angazhim. Ishte pikërisht ky angazhim që bëri që PD të fitojë në vitin 2005 në këtë qark. Me një lidhje speciale më këtë qark Bujar Leskaj ka ambicjen që të thyejë një mentalitet duke sjellë PD në pushtet. Në qarkn e Vlorës janë në garë 12 mandate deputetësh Në zgejdhjet e vitit 2017 PS fitoi 8 mandate, PD 3 mandate, LSI 1 mandat. PS ka synim të ruajë këtë fitore, ndërsa PD të bëjë përbysjen e madhe pas disfatës së madhe. Një betejë për “jetë e vdekje politike”. Të presim.
FIER, GRAMOS RUÇI-ENKELED ALIBEAJ
Gramos Ruçi tani mund të quhet plaku i PS. 70-vjeçari që është kandidat për të qenë rekordmen në parlament me 9-të herë I zgjedhur deputet do ketë përballë Enkeled Alibeaj, një nga juristët më të mirë politikanë që ka nxjerrë politika shqiptare në këto 30 vjet. Pas Tiranës është rezervuari më i madh i votave. Në qarkun e Fierit janë në garë 16 mandate, rezervuari më i madh i deputetëve pas Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2017 PS fitoi 10 mandate, PD fitoi 4 mandate, LSI fitoi 2 mandate, Alibeaj ka shumë punë për të mbushur gropën e madhe të zgjedhjeve të vitit 2017. Me 10 mandate të PS dhe 4 të PD Alibeaj ndoshta ka detyrën më të vështirë në Partinë Demokratike. Në mes kanë LSI që në Fier çfarëdo të ndodh ka bastionin e saj. Një betejë shumë interesante pritet mes Gramos Ruçit dhe Enkeled Alibeaj.
DIBËR, OLTA XHAXKA-XHELAL MZIU
Në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Dibrës do jenë në garë 5 mandate, nga 6 mandatet që ishin në zgjedhjet e vitit 2017. Në zgjedhjet e vitit 2017, 2 mandate I fitoi PS, 2 I fitoi PD, 1 e fitoi LSI dhe 1 PDIU. Olta Xhaçka nga Tirana me orgjinë nga Korça dhe Xhelal Mziu 24 karat nga kjo zonë do jenë në një përballje më të vërteë interesnate. Dibra u kthye në një bastion politik në një bast për tyë realizuar zgjedhje të lira të dhe të ndershme. Xhaçka ka avantazhin e të qenit ministre e Jashtme pasi ishte ministre e Mbrojtjes. Mziu i zhveshur nga detyrat shtetërore dhe nga bastioni i Kamzës tanimë ka detyrë të ringrejë Dibrën në atë shkallë që të tregoj edhe vetë sa vlen.
KUKËS, SAFET GJICI-Ndoshta Arben Çejku)
Safet Gjici ka bërë që për herë të parë Partia Socialiste të zotëroë Kukësin politikisht. Nuk dihet nëse ai do lërë detyën e kryebashkiakut, por e rëndësishme është që me 3 mandate, beteja pritet të jetë shumë e ashpër. Në lojë janë 3 mandate. Në zgjedhjet e vitit 2017 PS mori 1 mandat Mimi Kodheli dhe PD fitoi dy mandate, Flamur Noka dhe Isuf Çelaj. Nëse PD do kon firmojën diplomatin dhe gazetarin e njohur Arben Çeku, padyshim që PS do ta ketë më vështirë. Cejku nuk është një politikan masovik që njeh strukturat, por ai është një model i ndershëmrisë, korrektësisë dhe aftësisë në ponën që u ngarkohet. Kush e njeh dhe kush ka punuar me të kjo është një cilësi që ia rendisin të gjithë. Sa për Gjicin këto javë nuk kanë favor as ekipin e futbollit që po dështon nga ndeshja në ndeshje. Beteja elektorale në Kukës pritet ti ngjajë një finale futbolli.
GJIROKASTËR, BLEDI ÇUÇI-(Ndoshta Genc Pollo ose Roland Bejko)
Të qenit kursimtar për Gjirokastrën këtë herë përputhet në numër më të ulët mandatesh se në zgjedhjet e vitit 2017. Në zgjedhjet e 25 prillit qarku i Gjirokastrës do ketë 4 mandate nga 5 që ishin në zgjedhjet e vitit 2017. Në ato zgjedhje 3 mandate i fitoi PS, 1 e fitoi PD dhe 1 e fitoi LSI. Bledi Çuçi i Partisë Socialiste ka avantazhin që ka kohë që është emëruar aty dhe kësaj i shtohet fakti që prej një muaji është emëruar ministër i Brendshëm. Ndërkohë që Partia Demokratike ende nuk e ka zyrtarizuar emrin por të dhënat flasin se ai diskutohet mes Genc Pollos dhe Roland Bejkos.