Zbulimi i papritur, dokumetari i 2017-ës që hedh dritë mbi origjinën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Virologjisë Wuhan, i njohur për hulumtimet e tij mbi viruset tek lakuriqët e natës, është përmendur prej kohësh si një burim i mundshëm i përhapjes së infeksionit.

Autoritetet kineze i hedhin poshtë këto pretendime si “spekulime të pastra” dhe theksojnë se në laboratorin e Wuhanit ka një nivel të lartë  sigurie.

Një dokumentar i vitit 2017, transmetuar edhe në televizionin shtetëror CCTV tregon punën e ekspertëve të këtij instituti mbi koronavirusët.

Konkretisht bëhet fjalë për një grup shkencëtarësh të quajtur “Woman Bat” në kërkim të origjinës së SARS. Ky grup kërkuesish shkencor kanë ekzaminuar disa lakuriq nate, dhe pavarësisht se e dinin se lakuriqët mund të mbartnin viruse vdekjeprurëse, gjatë humultimit në shpella nuk kanë përdorur doreza dhe veshje mbrojtëse.

Lakuriqët e natës u ekzaminuan me duar të zhveshura dhe pa doreza. Jashtëqitjet e tyre, që janë një burim potencial infeksioni u morën me duar.

Virologu Chui Jiu, tregon në dokumentar se një prej lakuriqëve e kafshoi në dorë, kafshim i cili shkon përtej dorezave të holla të gomës, duke e treguar shenjën e kafshimit drej kamerave.

Gjatë këtij dokumentari, theksohet gjithashtu se lakuriqët e natës mund të transmetojnë viruse të shumta, përfshirë këtu edhe tërbimin. Nisur nga këto fakte i gjithë ekipi i shkenctarëve të cilët do të humultonin në shpella u vaksinuan kundër tërbimit.

Gjatë minutave të dedikuara për transpmetim tregohet padashur, se masat e sigurisë nuk u respektuan si duhet, jo vetëm gjatë hulumtimeve në shpellë, por edhe në laborator, ku teknikët e laboratorit nuk mbajnë veshje mbrojtëse ose maskë fytyre, shkruan DW.

Shi Zhengli, kreytarja e  Qëndrës për Sëmunfjet Infektive në Wuhan, ka deklaruar se këto kërkime nuk janë aq të rrezikshme sa mendohet, pasi probabiliteti për infektimin drejtëpërdrejtë të njerëzve është shumë I ulët.

Lexo edhe :  Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Ajo ka shpjeguar se bashkëpunëtorët e saj, kur janë të vetëdijshëm që lakuriqët e natës në një vend të caktuar mbartin një virus që mund të përhapet te njerëzit, marrin masa paraprake më të mëdha, por që “në shumicën e rasteve, zbatohet vetëm mbrojtja e zakonshme”.

Nga ky dokumentar është ngritur një pikëpyetje e madhe, për të cilën ekipi I OBSH-së me siguri do të donte të gjente një përgjigje, pasi një qëndrim I tillë ndaj masave të sigurisë është tronditës.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV