Pas arrestimit të Navalny ‘shpërthejnë’ protestat para shërbimit sekret rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny kanë bërë thirrje për protesta të reja anti-qeveritare jashtë selisë qendrore në Moskë të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) dhe zyrave të administratës presidenciale.

Siç njoftojnë mediet ruse, ekipi i opozitës ka publikuar një thirrje për mbështetësitë e tyre në Moskë që të mblidhen gjatë fundjavës, përkatësisht gjatë ditës së diele, në Sheshin Lubyanka jashtë selisë së FSB-së dhe Sheshit Staraya ku administrata presidenciale ka zyrat e saj.

Sipas njoftimit, protestuesit më pas do të marshojnë përmes kryeqytetit rus.

“Drejtimi i marshimit do të përcaktohet në varësi të situatës”, shkruajnë organizatorët.

Policia ruse të shtunën e kaluar arrestoi gati 3,900 persona – një rekord për një ditë të vetme – në të gjithë vendin, ku demonstruesit po bënin thirrje për lirimin e Navalnyt dhe protestonin kundër qeverisë.

Kritiku i Vladimir Putinit u arrestua dy javë më parë kur mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ai ishte duke u rikuperuar pas një tentimi për helmim me agjentin nervor Novichok.

Navalny akuzon FSB-në ruse për kryerjen e helmimit me urdhër të Putinit.

Ai mund të burgoset për më shumë se tre vjet nëse gjykata vendos në favor të Shërbimit Federal të Burgjeve, i cili thotë se Navalny nuk arriti të paraqitej dy herë në muaj, derisa ishte për shërim në Gjermani.

Të fundit

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare,...

Dritan Hila: Nuk ka faj fituesi, por ata që ndjekin humbësin!

Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme,...

Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit...

Berisha ‘nuk shkulet” nga PD/ Demokratët i kujtojnë nenin për dorëheqjen

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së...

Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

Karabinierët në Gubbio të Italisë arrestuan në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për posedim dhe shitje të substancave narkotike, pasi iu gjetën në posedim mbi...

Lajme të tjera

Web TV