Policia Rrugore bën bilancin e një jave, 10 shoferë të arrestuar, 65 patenta të pezulluara dhe qindra gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar përgjatë një jave, kontrollet e shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe zbatimin e Planit Operacional “Roadpol” janar 2021, për kontrollin e zbatimit të legjislacionit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik.

Policia e Tiranës deklaron se në funksion të kontrolleve policore parandaluese janë arritur këto rezultate:

  • 10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi;
  • 65 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

 

26 automjete të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

  • 67 automjete të ndëshkuara për shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);
  • 157 drejtues mjetesh të proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
  • 63 drejtues mjetesh të proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

 

  • 1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje të rregullave të qarkullimit;
  • 145 drejtues mjetesh të proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;
  • 172 drejtues mjetesh të proceduar për parakalime të gabuara;
  • 23 masa të ndryshme administrative për shkelje dhe mangësi në dokumentacion nga drejtues të mjeteve të transportit publik;
  • 31 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera, të shoqëruara në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore, një nga cilët ka rezultuar automjet i vjedhur.

 

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga kushtet atmosferike të renduara, apelon për KUJDES maksimal nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe kërkon adresimin në kohë të çdo shqetësimi apo anomalie që cenon sigurinë në rrugë.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV