Albert Krasniqi bëri për spital ish-gruan/ Kur i ati i kërkoi të dorëzohej në polici, ai e sulmoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni, Albert Krasniqi, që u vra nga babai i tij Skënderi në Prishtinë, ka qenë në kërkim nga policia. I njohur si menaxheti i Vip-ave, Krasniqi kërkohej pasi kishte dhunuar ish bashkëshorten e tij, Besa Gashin.

Mediat në Kosovë, duke iu referuar burimeve raportojnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në polici pasi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Ai kërkohej nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj Gashit, me të cilën ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Çifti i kishte dhënë fund martesës ditët e fundit ndërsa duket se marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Të fundit

Erdogan nga Tirana bën thirrje për bashkim: Kur Europa ka qenë e përçarë,ka qenë e dobët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Europa duhet të jetë e bashkuar përballë sfidave të sigurisë...

Samiti në Tiranë, Giorgia Meloni: Shqipëria është Europë si Italia!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”. Ajo theksoi se...

“Je legjendë e PD-së por…”/ Vrenozi i kërkon publikisht Berishës të largohet

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të...

Jo vetëm armatim/ Propozimi që Rama u bëri liderëve të Evropës:Pse të mos imagjinojmë…

Një aleancë përtej armatimit’, ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama kërkoi që unioni të mos fokusohet vetëm te...

Zelensky në Tiranë:Putin nuk po përpiqet për paqen, dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Presidenti Volodymyr Zelensky tha në samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet sot në Tiranë, se gatishmëria e treguar nga presidenti Vladimir Putin...

Lajme të tjera

Web TV