Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Balla: Shqiptarët gjatë asaj kohe të errët për Europën iu dhanë besën dhe i mbrojtën hebrenjtë.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në
Ditën Ndërkombëtare Përkujtimit të Holokaustit, në përkujtim të gjashtë milionë hebrenjve, viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi në rrjetin sociala facebook numri dy i PS Balla deklaron se shqiptarët gjatë asaj kohe të errët për Europën iu dhanë besën dhe i mbrojtën hebrenjtë.

Sipas Ballës, uutoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve pushtuesve nazistë, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke strehuar hebrenjë në shtëpitë e tyre.

“Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe europiane”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, në përkujtim të gjashtë milionë hebrenjve, viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka caktuar 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau më 27 Janar 1945.

Shqiptarët gjatë asaj kohe të errët për Europën iu dhanë besën dhe i mbrojtën hebrenjtë.

Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve pushtuesve nazistë, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke strehuar hebrenjë në shtëpitë e tyre.

Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

Mbrojtja dhe shpëtimi i vëllezërve tanë hebrenj nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit. Kjo sjellje e shqiptarëve është një moment nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar!

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV