Balla takim me banorët në Elbasan: Qeveria po krijon kushtet që të rinjtë të ndërtojnë jetën në vendin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Gjatë një takimi me banorë të fshatit Broshkë në Elbasan, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla u përball me shqetësimin e tyre për largimin e të rinjve nga vendi.

Balla tha se ky është një fenomen me të cilin po përballet, jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera të Ballkanit, ashtu sikurse më parë janë përballur dhe Italia e Greqia.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Balla gjatë takimit shtoi se qeveria po krijon mundësitë dhe kushtet që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre ndërsa mori shembullin e qytetit të Belshit.

Disa vite më parë, tha Balla, emigracioni në Belësh ishte i lartë sepse të rinjtë nuk kishin aty asnjë perspektivë. Por tashmë dhjetëra familjë janë kthyer dhe po ndërtojnë bizneset e tyre, pas transformimit që e ktheu Belshin në destinacion turistik.

“Këtë fazë që po kalojmë ne e kanë kaluar edhe vende të tjera, por ne jemi duke punuar për të krijuar mundësitë që njerëzit të qëndrojnë në vendin e tyre dhe një pjesë e të ikurve të kthehen.

Por një gjë nuk e pranoj dot. Të flasë Ilir Meta për arsyet pse largohen shqiptarët? Një pjesë e shqiptarëve largohen për shkak të Ilir Metës. Dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve po rikthehen se po shohin në këtë vend mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre dhe kjo falë punës së Edi Ramës.” , tha Balla.

 

Gjithashtu Balla vuri në dukje edhe investimet që janë kryer në këto vite në fshatin Broshkë. Vetëm pak vite më parë Broshka ishte një fshat i largët dhe i mundimshëm për të shkuar, ndërsa ndërtimi i u urës mbi Shkumbin i dha akses të drejtpërdrejtë në aksin nacional. Kjo bëri që, jo vetëm njerëzit, të lëviznin lirisht, por edhe prodhimet bujqësore të dalin më shpejt në treg.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV