Një e moshuar në Gjegjan të Pukës prej kohësh jetonte e vetme në banesë, në kushte shumë të këqija.
Pjesa e sipërme e shtëpisë së saj ishte amortizuar dhe kështu çfarë binte jashtë hynte brenda në shtëpi.
Fatmirësisht punonjësit socialë të Bashkisë Pukë i kanë ardhur në ndihmë duke i ndërtuar asaj një çati të re. Tanimë shirat dhe lagështia e madhe nuk do të përbëjnë një problem për të moshuarën, që ishte lënë në harresë.