Vdiqën 7 astronautë/ Pas 35-vitesh, NASA publikon fotot e aksidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesetaret e ekuipazhit te Challenger qe humben jeten tragjikisht 35 vite me pare

Ditën e djeshme është përkujtuar nga NASA 35 vjetori i misionit fatkeq të anijes hapësinore “Space Shuttlev Challenger”, e cila shpërtheu më 28 janar 1986, vetëm 73 sekonda pasi ishte nisur në fluturim.

Anija kozmike u shpërbë mbi Oqeanin Atlantik , në brigjet e Kepit Canaveral , Florida , në 11:39 të  mëngjesit. Ekuipazhi përbëhej nga 5 astronautë të NASA-s dhe 2 specialistë të ngarkesës, ndërkohë që ky ishte fluturimi i dhjetë për orbitën Challenger.

Gjatë ceremonisë përkujtimore NASA publikoi edhe disa foto të rralla, ku shihen punonjës të saj dhe familjarë të viktimave që shpërthyen në lot pas shpërthimit tragjik.

Katastrofa rezultoi në një pauzë 32-mujore në programin Space Shuttle dhe formimin e Komisionit Rogers, një komision i posaçëm i caktuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan për të hetuar aksidentin. Komisioni Rogers zbuloi se kultura organizative dhe proceset e vendimmarrjes së NASA-s kishin qenë faktorët kryesorë që kontribuan në aksident, me agjencinë që kishte shkelur rregullat e saj të sigurisë.

 

Të fundit

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Lajme të tjera

Web TV