“Janë dy kinezë me temperaturë”! Historia se si zbuloi Italia një vit më parë Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Janë dy kinezë me temperaturë”! Historia se si zbuloi Italia një vit më parë Covid

E Shtunë, 30 Janar 2021, 16:35

30 janari është dita që ndryshoi jetën jo vetëm të Italisë, por të gjithë shteteve të tjera. Si sot një vit më parë në shtetin italian u zbuluan për herë të parë dy turistë kinezë, që rezultuan pozitivë me Covid. Nga laboratorët e spitalit për sëmundjet infektive, arriti konfirmimi: tamponët molekularë ishin pozitivë për koronavirusin misterioz që kishte gjunjëzuar Ëuhan-in. Dy turistë kinezë 60-vjeçarë, profesorë universiteti, të cilët udhëtonin në Itali mes Milanos, Parmës, Firences dhe Romës, ishin të infektuar. Dy turistët kinezë ishin nga Ëuhan. Koronavirusi erdhi në Romë, ato ishin dy rastet e para në Itali.

Mbrëmjen e 30 janarit të 2020-s, një vit më parë, që mund të duket si një jetë më parë, në të njëjtën zyrë në Palazzo Chigi u mblodhën ministri i Shëndetësisë, zëdhënësi i kryeministrit Conte, këshilltari për Shëndetin e Lazio dhe ministrja e Bujqësisë.

Telefonata që zbuloi dy rastet

24 orë më parë një telefonatë mbërriti në qendrën 112: “Këtu në hotelin Palatino, ka dy turistë me temperaturë, janë kinezë”. Operatori i sugjeroi: “Ju lutemi mbajini të izoluar”. Pas disa minutash, një ambulancë tepër e izoluar mbërriti nga Spallanzani, kalimtarët kuriozë shikonin mjekë dhe infermierë duke zbritur të veshur si astronautë. Kishte pasur alarme të rreme edhe në ditë të tjera dhe të tilla situata ishin parë edhe në vende të tjera të Romës.

Në disa dhoma urgjence në kryeqytet, dikush kishte varur një hartë me provincën e Hubei të rrethuar me të kuqe, sepse ende besohej se koronavirusi mund të sillej vetëm nga udhëtarët nga ato anë. Në realitet, ajo që më vonë do të quhej Sars-CoV-2, tashmë kishte qarkulluar në Itali për të paktën dy muaj, veçanërisht në Lombardi, ndoshta duke arritur përmes Gjermanisë. Kur ambulanca ndaloi përpara Hotel Palatino, shpresohej se mund të ishte një tjetër alarm i rremë. Por nuk ishte kështu.

Ndërkohë në Palazzo Chigi u shpjegua se një autobus i mbushur me turistë kinezë ishte ndaluar në Cassino, që kishin ndarë një pjesë të udhëtimit në Itali me dy bashkatdhetarët e infektuar. Kryeministrit Giuseppe Conte citohet të ketë thënë: “Duhet t’u tregojmë italianëve gjithçka, nuk mund ta fshehim këtë gjë”.

Lexo edhe :  Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga akuzat,Haga ndërpret hetimet ndaj tij

Ndalohet fluturimet me Kinën

Në orën 22:00 të konferencës për shtyp u vendos të ndërpriteshin të gjitha fluturimet direkte nga Kina, në Romë në atë kohë kishte gjithashtu një lidhje Fiumicino-Ëuhan. Nuk shërbeu për gjë bllokimi i fluturimeve, pasi në të vërtetë virusi ishte tashmë në Itali, por duhej bërë. Do të zbulohej se dy turistët kinezë, të cilët gjithmonë kishin mbajtur maskë, gjatë udhëtimit në Itali nuk kishin infektuar askënd, madje as grupin e ndaluar në Cassino, madje as shoferin e tyre personal. Një nga misteret e shumta të sistemit të transmetimit të këtij virusi.

 

Në Evropë më herët kishte disa raste që ishin raportuar si të dyshuara. Të dy turistët kinezë, pasi përfunduan në kujdesin intensiv, u përmirësuan, kaluan ditët duke pirë çajin jeshil që stafi i Spallanzani u dha dhe duke lexuar mesazhet, të shkruara në një fletë letre të vendosur në gotën e dhomës së izolimit, nga vajza e tyre që erdhi nga Los Angeles.

 

Një muaj pas konferencës për shtyp të Conte-s dhe 10 ditë pas rastit të parë në Codogno, një polic nga Pomezia u zbulua pozitiv. Ishte fillimi i marsit dhe mediat duke respektuar privatësinë, tregonin historitë e të infektuarve. Pas disa javësh nuk ishte më e mundur, nga historitë u kalua tek numrat, numërimi i të infektuarve.

 

Të dy turistët kinezë u kthyen në Wuhan, shkruan një letër falënderimi prekëse dhe dhanë një donacion për spitalin Spallanzani për ndihmën që morën. Nëse Roma, të paktën në valën e parë, arriti të kufizonte dëmin, kjo ishte gjithashtu për shkak të përvojës së fituar me dy pacientët e parë në Wuhan. Nëse Roma parandaloi shpërthimin e epidemisë në spital, si në Codogno, kjo ishte gjithashtu falë përpikmërisë së sportelistit të hotelit, i cili telefonoi 112 duke treguar se ishin dy turistë nga Wuhan-i.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV