Kryeministri Rama ka zbuluar paraditen e sotme në Korçë se të hënën në vendin tonë do të vijnë dozat e tjera të vaksinës Pfizer, të kontraktuara nga qeveria shqiptare.
Rama u sshpreh se kompania ka njoftuara se furnizimi do të fillojë ditën e hënë, por sasia e dozave nuk do të vijë sa ëhstë lajmëruar në fillim (500 mijë doza) por më pak. Gjithashtu, kryeministri theksoi se qeveria është në negociata dhe me kompani të tjera.
“Kemi marrë njoftimin nga Pfizer se do të fillojë furnizimi ditën e hënë. Do filloj me një sasi më të vogël se ajo e premtuara. Ndërkohë jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Padiskutim, në momentin që fillon furnizimi, do të shtrijmë më gjerë, për ju mjekët dhe infermierët.
Ne nuk e kemi lënë vetëm në dorën e Pfizer planin e vaksinimit. Jemi jo larg me Astra Zenecan. Ka dhe disa kompani të tjera. Kemi filluar kontaktet paraprake për të zënë radhën sepse kjo është një radhë e madhe”, tha kryeminiostri Rama.