Vllaznia ka arritur një barazim të artë stadiumin “Elbasan Arena”, duke pasur kështu një ecuri pozitive, e pamposhtur prej 6 javësh të fundit.
Një barazim pa gola ku koha e keqe e me reshje shiu kanë zbehur lojën e bukur dhe ka dominuar balta.
Shkodranët e nisën me vrull ndeshjen me Partizanin, me Krymin që “kërcënoi” i pari dhe më pas Imeri. Alban Hoxha ishte shpëtimtari i “demave”, ndërkohë që më pas rastet ishin të pakta dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat u ndëshkuan me kartonë të kuq, me Bitrin dhe Krymin që lanë skuadrat e tyre me nga 10 lojtarë. Mala iu afrua golit për Partizanin në minutën e 72-të, kurse në minutat shtesë balta shpëtoi Vllazninë. .
Vllaznia me këtë barazim ka 37 pikë dhe kryeson kampionatin prej javësh, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e dytë me 28 pikë.