Brdariç: Loja u ndikua nga kartonët e kuq dhe terreni i rënduar, pika, e pranueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte një duel i drejtpërdrejt me një rivale për kreun dhe duket se tek Vllaznia e kanë pranuar me kënaqësi edhe barazimin, teksa trajneri Tomas Brdariç është shprehur i lumtur me pikën e marrë. “Shiu na sjell fat, – ka deklaruar ai. – Megjithatë, e bëri dhe të vështirë shprehjen e lojës, sepse u rëndua terreni.

Të gjithë na ndjekin. Duhet të japim maksimumin tonë për të fituar. Ishim ne më të mirët në 45 minutat e para. Pastaj lëshuam terren duke e bërë Partizanin më të fortë.”
“Jemi në mes të sezonit, – ka vijuar gjermani. – Treguam shumë përkushtim për të ardhur deri këtu, na ka ndihmuar dhe fati. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 3 muajt e ardhshëm, prandaj, duhet të vazhdojmë përpara me punë të fortë. Ekipet e kanë të vështira të luajnë me këtë terren. Humbëm Krymin dhe duhej të dilnim në kundërsulm. Patëm dy-tri mundësi të mira, por nuk e kthyem në epërsi. Duhet të jemi më të guximshëm dhe më të zotë në qarkullimin e topit.”

Dilaveri nuk shënon prej një kohe të gjatë dhe kë mendon trajneri kuqeblu se rëndoi më tepër dalja me karton të kuq. “Të luajmë të gjithë dhe pa topin në këmbë, – është përgjigjur kreu i stolit kuqeblu. – Sulmuesi matet me gola. Shpresoj që në momentin e parë Dilaveri të zhbllokohet sa më shpejt. Do të përgatitemi për Laçin të premten. Nuk kemi shumë kohë. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona. E rëndësishme të shënojë skuadra.”
Trajneri gjerman i shkodranëve ka zgjedhur të mos japë një gjykim, mbi episodin e kartonëve të kuq, teksa thotë: “Nuk jemi të kënaqur me kartonin të kuq. Të dyja ekipet e vuajtëm. Nuk ishim të kënaqur të dyja ekipet, sepse mbetëm me 10 lojtarë. Partizani është mësuar sepse mori të kuq kundër Tiranës. Do të mësojmë nga ata”, – përfundoi trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Të fundit

Plazh pa mushkonja, para sezonit turistik nis dezinskektimi në Shëngjin

Procesi i dizinsektimit në zona turistike të Lezhës ka nisur dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është...

Xhelal Mziu “lë pa punë” Meri Shehun!/ Parashikon fitoren madhështore në Dibër

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, bën një parashikim për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, teksa është optimist...

Pija më virale e momentit, gjithçka që duhet të dini për Matcha

Gjatë disa viteve të fundit, Matcha është bërë një fenomen në internet, duke tërhequr shijet e milenialëve dhe Gen-Z. Edhe pse Matcha është aktualisht...

Prilli muaj “makth” për Interin, vetëm dy fitore në shtatë ndeshje për zikaltërit

Prilli duhej të ishte muaji i së vërtetës, i sprintit, i shkëputjes vendimtare në garën për gjithçka. Në vend të kësaj, fundi i një...

“Macja e Titanikut” parashikoi fundosjen, mori kotelet dhe zbritën para katastrofës

Shumica e njerëzve e dinë historinë tragjike të Titanikut, por pak kanë dëgjuar për Jenny, macen që jetonte në bord dhe ishte ndoshta e...

Lajme të tjera

Web TV