Pfizer premton 75 milion doza vaksine antiCOVID tre mujorin e dytë për Bashkimin Evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania BioNTech dhe Pfizer, ka deklaruar se do të japë 75 milion doza vaksine antiCOVID  tre mujorin e dytë të 2021 për BE-në, pas përmirësimit të standardeve të aftësive prodhuese.

“Pfizer dhe BioNTech vazhdojnë të punojnë për të rritur numrin e dërgesave të vaksinave duke filluar nga 15 Shkurti, duke mundësuar që të furnizohet sasia e plotë të dozave të vaksinës në tremujorin e parë për të cilin jemi zotuar kontraktualisht dhe deri në 75 milion doza shtesë për Bashkimin Evropian në tremujorin e dytë “, tha kompania në  një deklaratë.

BE ka porositur 600 milion doza të vaksinës së tyre.

Deklarata erdhi disa orë përpara një konference kombëtare të thirrur nga Kancelarja Angela Merkel me prodhuesit e vaksinave mes zemërimit në rritje për fushatën e ngadaltë të vaksinimit në unionin evropian.  BioNTech dhe Pfizer, të cilët do të marrin pjesë në takim, thanë se përmirësimet në aftësitë e tyre të prodhimit do t’i lejonin ata të shpejtonin furnizimet. Këto përfshinin përfundimin e punimeve në uzinën e Pfizer në Puurs, Belgjikë.

Kompania e prodhimit të BioNTech në qytetin gjerman të Marburg ka marrë ndërkohë një licencë për të filluar prodhimin këtë muaj, pasi kompanitë kanë zgjeruar rrjetin e tyre të partnerëve evropianë të furnizimit në 13.

Njoftimi i tyre në mes të janarit se ata do të vononin dërgesat e vaksinave për shkak të modifikimeve të nevojshme në fabrikën Puurs shkaktoi zemërim të madh në vend. Lajmi u pasua javën e kaluar nga një njoftim nga ndërmarrja britanike-suedeze AstraZeneca se mund të jepte vetëm një të katërtën e dozave të premtuara për shkak të problemeve në një nga fabrikat e tij evropiane.

Të fundit

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Lajme të tjera

Web TV