Plani ekonomik i Pd-së/Balla: Basha kërkon të heqë ndihmën ekonomike, por s’do bëhet kurrë realitet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga kuvendi ka sulmuar planin ekonomik të PD. Ai tha se Basha kërkon të heqë ndihmën ekonomike por një gjë të tillë shton se s’ka për ta bërë kurrë sepse smund të vijë në pushtet.

“Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.

Këtë vetëm lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka.

Sa i përket programit të lulit dua tu them disa çështje. Basha ka në plan ta heqë skemën e ndihmës ekonomike, por ky plan sdo bëhet kurrë se shanset që Basha të marri qeverinë janë aq sa ekipi i Belshit të shpallet kampion në futboll në Shqipëri.

Në 2021 tentojnë të rikthejnë një politikë që avantazhin tqë pasurit dhe defavorizon të farfrit është një ogur i keq i opozitës.  Ps ka bërë atë që ka nevojë Shqipëria. Vetëm 3% e shqiptarëve taksohen më shumë, biznesi i vogël ata që kanë xhiro deri në 140 milion lekë fnuk paguajnë tatim fitimi.

Sa i përket çështjeve të Hajdarit, nëse në rubinetat e familjeve në Librazhd sdo kishin ujë unë nuk do kandidoja më për deputet. Jam krenar që për shkak të mbështetjes së atyre njerëzve të jashtëzakonshëm, se unë sjam nga ana politikanë që iki nga një vend në një tjetër, por jam në atë zonë dhe do vazhdoj në atë zonë se marrëdhënia me ta është çështje pune.

Lexo edhe :  Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ne kemi rikonstruktuar tërësisht rrjetin e ujit të pijshëm. Derisa të vinte

Rama në krye të këtij  vendi ajo  zonë ishte tejet e harruar sot janë 7.2 milion euro që investohen nga qeveria gjermane. Në fund të këtij procesi qoftë Librazhdi apo prrenjasi do kenë rrjetin më të mirë.

Saliu betoj aty pas korabit ne atë karrige të lënë bosh për të kujtuar zbrazëtinë  eBerishës. Ne jo vetëm e rikuperuam borxhin dhe sot jemi në kushte ku kemi vënë 9.5 miliardë lekë”, tha ai.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV