U dërgua nga PD në SPAK për ‘shpërdorim detyre’, Gledjan Llatja : Është inskenim, luftë politike brenda PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, akuzat e Partisë Demokratike për ‘shpërdorim detyre’, janë thjeshtë një luftë e brendshme politike brenda saj, për të shkatërruar strukturat e saj të vjetra.

Sipas tij denoncimi i PD në SPAK për kalim të pronës publike tek private është totalisht një inskenim pasi vendimi është marrë konform të gjitha rregullave, para tre vitesh, madje me të gjitha votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak.

Në fakt u njoha para pak minutash nga mediat për këtë akuzë. Nuk ka asgjë të vërtetë, është inskenim total. PD po kthehet në gjykimin tim totalisht në komunizëm pasi pronat private të familjeve të vjetra të Elbasanit në pronë truall dhe Bashkia e Elbasanit të sillej si pronare e këtyre pronave. Është një pronë private, ku pronat kishin rënë dakord për zhvillimin e pronës së tyre. Kanë marrë kompensimin me 35% për një investim të Bashkisë së Elbasanit për zyrat e reja të administratës së bashkisë. Është totalisht një inskenim i PD, e cila kërkon të heqë figurat e vjetra të saj. Ka qenë i gjithë bashkë Këshilli Bashkiak ui Elbasanit që ka vendosur për këtë marrëdhënie për kthimin fizik të pronës për disa pronarë që duan të zhvillojnë pronën e tyre. Kanë qenë vetë anëtarët e PD-së në Këshill Bashkiak që e kanë votuar këtë marrëveshje. Pa votën e tyre nuk bëhej asgjë në Bashkinë e Elbasanit. Është një proces që ka filluar në PD për të shkatërruar strukturat e vjetra të saj”, tha Llatja.

Ai premtoi që këtë kontratë do t’ia dorëzojë drejtësisë.

“Ne do t’ia ccojmë strukturave të drejtësisë. Bashkia e Elbasanit nuk ka falur asnjë centimetër tokë publike. Jemi mësuar me këto betejat e vogla që prek edhe të tretë. Fryma e PD-së në Elbasan së fundmi është për pengimin e punëve publike dhe zhvillimin e qytetit të Elbasanit. Ne do të ridimensionojnë gjithë qytetin dhe do ta zhvillojmë ekonomikisht”, tha ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Elbasanit .

Të fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV