“Na bllokonin buxhetin e bashkisë”/ Veliaj në takim me komunitetin çam: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS në këtë qark, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara.

Veliaj solli shembullin e Rrogozhinës, ku Partisë Socialiste iu bashkuan 2500 ish-simpatizantë të PDIU-së.

“Pavarësisht bindjeve që mund të kemi pasur në të kaluarën, edhe në Rrogozhinë për shembull, na janë bashkuar 2500 vetë nga komuniteti çam, që thonë: E di çfarë, PS punon, me PS ecin gjërat përpara, hajde t’i japim të gjithë një dorë. Si Parti Socialiste, gjërat i kemi bërë me ndershmëri zemre!”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se ndryshe nga parti si PDIU-ja, që nacionalizmin e përdorin si demagogji, PS-ja veproi me zemër dhe ndershmërisht për çështjen e detit. Sipas tij, “koha për t’i shkuar pas flamurit të partisë, – meqenëse ti je çam, do votosh për partinë tonë, kurse ti që ke ardhur nga Skrapari, do votosh për partinë tonë, – ka mbaruar”.

Veliaj shtoi se PDIU, edhe LSI, qëllimin e vetëm kanë përdorimin e pushtetit si plaçkë, gjë që e kanë dëshmuar edhe në Bashkinë e Tiranës, kur bllokonin buxhetin e qytetarëve.

 

“Kur i kishim këto partitë e vogla në koalicion, nuk bëje dot asnjë punë. Të thoshte, “ku është plaçka ime?”. Bllokohej buxheti në Këshillin Bashkiak se LSI-ja donte një gjë, PDIU-ja diçka tjetër, dhe ti thoshe, “po mirë, për të shqyer plaçkën keni ardhur këtu? Apo për të bërë këto 5 punë, që njerëzit të thonë e lanë një gjurmë”, deklaroi Veliaj.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV