‘Rijetëzimi’ i Piramidës/ Veliaj: Ja kur përfundon, ndërtimi i Teatrit Kombëtar këtu ishte tentativë e dështuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ka nisur puna tek Piramida për projektin e ri të ‘rijetëzimit’ të saj që do e kthejë në qendrën dixhitale më të madhe në Ballkan, dhe jo vetëm, edhe argëtimi dhe mësimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ka garantuar se plani përfundon në vitin 2023.

Ai thotë se tek Piramida ka pasur një tentativë të dështuar për të ngritur Teatrin Kombëtar, madje skena ka mbetur, por Veliaj e krahason atë me një ‘Frankeshtajn’.

”1/3 me qira për biznese, për të fituar të ardhura për të  financuar bursat. Kjo do jetë mënyra si ndahet të treja. Mund të vizitojmë vetëm pjesën qëndrore. Ka pasur një tentativë të dështuar për të bërë një Teatër Kombëtar.

 

Në pranverë punojmë vetëm për të çmontuar Frankeshtajnin e gjetur këtu. Kur të çmontojmë këtë, nisim me investimet. Do riciklojmë gjithë materialin, pllakat do thërrmohen, riprodhohen si beton, do ketë shkallare, belvederë. Kjo është situata. Do kemi tre hapje, e penetrueshme ndërtesa nga të gjitha drejtimet.

Hapje me xham, horizontal, në bazë të motit ndërtesa mund të jetë e hapur, pjesërisht e hapur, ose e mbyllur. Rrëshqitja që kemi pasur edhe unë si fëmijë, do jetë më e sigurit, me shkallë.

E mbarojmë në 2023, ky është plani.”- tha Veliaj.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV