Paralajmërimi i OBSH: Katastrofa që do lërë në 5 vitet e ardhshme Covid me kancerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid ka pasur një ndikim ‘katastrofik’ në trajtimet e kancerit dhe po krijon një krizë. Paralajmërimi ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi miliona njerëz në të gjithë Evropën iu vonua skanimi apo trajtimi për shkak të bllokimeve dhe izolimeve për parandalimin e Covid.

Si rezultat, shumë prej pacientëve me kancer e nisën trajtimin me vonesë kur sëmundja e tyre ishte më e përparuar dhe më e vështirë për t’u trajtuar, që do të thotë se ka më shumë persona që kanë humbur jetën apo do të vdesin prej tij, ose të mbeten me aftësi të kufizuara.

Dr.Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha: “Për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe tendosjes së sistemeve shëndetësore në luftën kundër Covid-19, shërbimet e kancerit janë ndërprerë në të gjithë rajonin, duke vonuar ndjeshëm diagnozën dhe trajtimin, duke ndikuar drejtpërdrejt në shanset për një kurim ose mbijetesë për qindra mijëra pacientë me kancer”.

Shumë më tepër njerëz do të vdesin në vitet e ardhshme, veçanërisht nga kanceri i gjirit dhe i zorrëve, pasi takimet për kurimin e tyre janë shtyrë.

Komentet e Dr. Kluge i bëjnë jehonë shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar nga organizatat e kancerit në Britani, të cilët thanë se mbyllja e pacientëve në pranverë do të çonte në një bombë me kancer që do të shpërthejë.

“Në Qendrën Kombëtare të Onkologjisë të Kirgistanit, numri i kancerit të diagnostikuar në prill të vitit të kaluar ra me 90 përqind, ndërsa në Holandë dhe Belgjikë në bllokimin e parë të vitit 2020, ai ra me 30– 40 përqind. Diagnostikimi dhe trajtimi i vonuar në Britani pritet të rezultojë në një rritje të numrit të vdekjeve nga kanceri i zorrës së trashë me 15 përqind dhe 9 përqind për kancerin e gjirit gjatë 5 viteve të ardhshme. Një krizë e sëmundjeve jo-ngjitëse, përfshirë kancerin, po krijohet nga pandemia”, tha ai.

Lexo edhe :  Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike...

 

Me përjashtim të takimeve urgjente dhe trajtimit urgjent, shumë shërbime spitalore u mbyllën në izolimin e parë të vitit 2020 në përgatitje për një rritje të pacientëve me Covid.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV