Albin Kurti me “këlyshët” e tij kanë dashur të më arrestojnë/ Deklarata e fortë e Pacollit prag zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Albin Kurti dhe vartësit e tij kanë tentuar ta arrestojnë, duke iu referuar paralajmërimit që ish-ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kishte bërë për arrestimin e tij.

 

“Mua donin të më arrestonin pasi kisha bërë të gjitha testet, isha i shëndoshë dhe nuk kisha virus për ta sjellë në Kosovë, nuk kam refuzuar karantinimin. Albin Kurti me këlyshët e vet ka dashur të më arrestojë, unë kisha vend ku të shkoja në karantinim, nuk kam e refuzuar karantinim. Unë e shihja se mbështetësit e tij shkonin në shtëpi dhe tjerët rrinin në karantimin, unë e pashë sa është ora.

 

Ai ishte personi i parë që dëshironte të më arrestonte, në ora 01:00 të natës ai ka thënë se bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen do të vijnë të më arrestojnë. Por, për çfarë akoma nuk e kam kuptuar asnjëherë, ai të shkojë ta arrestojë vetveten dhe idiotizmin e vet dhe jo njerëzit e sinqertë dhe punëtorë. Dokrrat e Albin Kurtit i përkasin viteve të 70-ta, ato nuk i nevojiten Kosovës”, ka thënë Pacolli.

 

Ai u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë partinë e tij të dielën e ardhshme në zgjedhjet parlamentare.

 

 

Të fundit

Injoranca e Belerit nuk e ndal dot projektin e Arbërisë klasike!

Nga Spartak Ngjela Greqia tani po shkon drejt një krize të përgjithshme ekonomiko-politike. Çështja Beleri nuk i bën dot asgjë Shqipërisë...

Njëshi, send i kotë!

Nga Frrok Çupi Një anëtar i lëvizjeve terroriste anti-shqiptare greke, i dënuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptarë dhe për përdhosje të nderit të atdheut të...

Policia gjen pronarin nga Fieri që mbante luan në shtëpi. 52 vjeçari: Më ngordhi!

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçar të identifikuar si Altin Ajdini nga Zharrëzi i Fierit. Bëhet fjalë për rastin...

Çfarë ndodh me organizmin nëse nuk pini kafe për 1 muaj

Studimet e shumta kanë treguar se kafeja dhe konsumimi i lartë i kafeinës mund të kenë efekte negative në trup dhe madje të ndikojnë...

Ekspertja e ekonomisë: Më parë talleshin…, sot të konsumosh djathë është luks

Sipas raportit që ka nxjerrë INSTAT është parë që gjatë muajit Mars ka pasur një rritje të çmimeve. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi në studion e...

Lajme të tjera

Web TV