“Faleminderit që u shpëtove nënën fëmijëve të mi”, artistja Justina Aliaj përlot mjeken Najada Çomo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e njohur shkodrane Justina Aliaj u infektua me koronavirus në muajin nëntor dhe për shkak të simptomave të rënda u shtrua në spitalin Infektiv në kryeqytet, ku fatmirësisht arriti që ta mposhte virusin vdekjeprurës.

Ditën e sotme nëpërmjet emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ajo ka falenderuar publikisht mjeken Najada Çomo, për shërbimin që iu bë gjatë qëndrimit në spital.

“Doktoresha ime të ftova këtu për të të falenderuar për çdo gjë që bëre për mua gjatë kohës që isha sëmurë. Të falënderoj që u shpëtove fëmijëve të mi nënën”, u shpreh artistja.

Ndërkohë një tjetër surprizë për mjeken Najada Çomo ishte edhe vajza e doktoreshës, e cila me mesazhin e saj: “Mami të dua shumë!”, përloti profesoreshë Najadën.

 

Të fundit

Trump afroi nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, reagon Kremlini

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve...

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm. Për shkak të...

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë,...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Lajme të tjera

Web TV