Rama refuzoi, ambasada ruse sërish e gatshme të diskutojë për vaksinën Sputnik V

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada ruse shprehet se është e gatshme të ndihmojë në rast se Shqipëria zgjedh të bëjë një marrëveshje për vaksinën e koronavirusit Sputnik V. Kjo pavarësisht se në rastin e parë vendi ynë refuzoi ta bënte diçka të tillë. Madje kryeministri Rama e quajti një ‘provokim për të cilën selia ruse në Tiranë duhet të kërkonte ndjesë’.

Gjithsesi këto diskutime dhe fjalë janë lënë pas nga mbasada ruse e cila thotë se nëse Tirana zyrtare dëshiron të nisë negociatat me Fondin Rus të Investimeve Direkte për marrjen e vaksinës, atëherë Moska do të jetë e gatshme t’i fillojë.

“Qeveria e secilit vendi vendos vet me cilët kompanitë ajo dëshiron të negociojë marrjen e vaksinave. Nëse Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të dëshirojë të mbajë negociata me Fondin Rus të Investimeve Direkte, Fondi në fjalë patjetër do të jëtë i gatshëm t`i fillojë ato. Në këtë rast kjo gjë nuk ka asgjë të bëjë me ambasada ne vetëm mund të informojmë organet përkatëse shtetërore për mundësi të tilla”, thekson ambasada ruse në përgjigjen e saj për gazeta Si.  Përfaqësia ruse komentoi edhe reagimin e zotit Rama duke thënë se “ne ishim të habitur.”

Zhvillimet e fundit tregojnë se Shqipëria mund të ndryshojë qasje, në një kohë kur edhe Gjermania është e hapur për përdorimin e Sputnik

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV