I befasoi të gjithë me historinë e tij, ja si i surprizon dy gratë bashkëshorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa muaj më parë, në media u trajtua historia e një burri nga Peshkopia, i cili prej një dekade jetonte nën një çati më dy gratë e tij. Iliazi, protagonisti i kësaj historie kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të ndarë me ne më shumë rreth jetës së tij me dy gratë, Anifen dhe Manushaqen.

Iliazi rrëfeu se kur kishte qenë 20 vjeç ishte martuar me shkuesi me Anifen, por pas shumë vitesh përpjekjeje nuk i’a kishin dalë dot mbanë që të bënin një fëmijë. Për këtë arsye ai i kishte propozuar Anifes që në shtëpi të sillte një grua të dytë me qëllimin që familja e tyre të plotësohej me fëmijë. Anife fillimisht hezitoi kundrejt këtij propozimi por, më pas, duke parë situatën në të cilën ndodheshin, kishte rënë dakord.

“Kur i kërkova dorën Manushaqes për t’u martuar, bashkë me mua ishte dhe Anifeja, kështu që nuk kishte asnjë problem midis nesh.”,– u shpreh Iliazi.

Tashmë, Anifeja, Manushaqja dhe Iliazi janë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë sjellë në jetë 8 fëmijë, të cilët jetonin të lumtur në një shtëpi.

Për këtë arsye, Iliazi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”, që të falënderonte dy gratë e tij për familjen që kishin krijuar dhe për harmoninë që kishin midis tyre.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte menduar disa sfida për Iliazin dhe nëse ai do t’i realizonte do të fitonte disa çmime. Sfidat kishin të bënin me larjen e rrobave, hekurosjen e tyre, ndërrimin e pelenave të një bebeje dhe gatimin e një byreku, të cilat Iliazi e pse me pakëz vështirësi, i’a arriti që t’i përfundonte me sukses dhe të fitonte çmimet.

Të fundit

Tiranë/ Vdes 63-vjeçari Italian 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV