Xhoi Jakaj: Ju rrëfej time bijë Oriola Marashi. Së shpejti në një koncert si soprano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oriola Marashi është një modele shumë e famshme në Shqipëri dhe botë. Është vajza e vogël e Xhoi Jakajt për të cilën ajo ndihet krenare. Por si është marrëdhënia  e saj më të bijën dhe si i  përcjell ajo lajmet rozë në median shqiptare?

Tani të flasim pak për dy vajzat e tua, për të cilat të ndrin fytyra kur flet.

Oriola ka studiuar 10 vjet muzikë klasike. Studimet e saj realisht më bëjnë krenare. Ka studiuar në Liceun Artistik dhe në Akademinë e Arteve këtu në Tiranë. Ka studiuar rregullisht edhe pianon. Sot është e profilizuar në fushën e modës. Unë dhe bashkëshorti im i kërkojmë në mënyrë sistematike që të përfshihet në muzikë. Ka një projekt dhe mendoj se ky vit do t’i sjellë një gjë shumë të rëndësishme. Është modele e një kompanie botërore, Guess Company. Ka një kontratë prej dy vitesh me këtë kompani.

-Po kur bëhet pjesë e kronikave rozë si ndihesh?

-Unë kam qenë prind shumë kërkues dhe shumë e rreptë. Nuk jam ndierë komode periudhën kur u përfshi në mediat rozë, por jo të gjitha mediat e kanë sulmuar.

-Po vajza tjetër?

-Xhulia ka studiuar psikologji, ka bërë master jashtë, ka shkëlqyer në drejtimin e një projekti të madh dhe në të gjitha etapat e jetës së saj ka qenë një fëmijë që nuk më ka sjellë kurrë asnjë shqetësim. Një vajzë që i jep peshën e duhur mendimit dhe veprimit. /Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e transfertës së pakushtëzuar për të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2025, në...

“Dhunuesit e qytetit mbrohen nga politikanët”/ Braçe: Ja pse jam i tensionuar me Ramën!

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte pohuar...

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King...

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej...

Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, që parashikojnë...

Lajme të tjera

Web TV