Bajerni i Mynihut synon trofeun e 6-të sezonal, trajneri Flik dhe sulmuesi Levandovski, euforikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Flik dhe sulmuesi Levandovski flasin për finalen e Botërorit të Klubeve me Tigresin. Do të jetë një duel midis Bajernit të Mynihut dhe meksikanëve të Tigresit finalja e Botërorit të Klubeve në futboll, që është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Gjigandja bavareze synon të bëhet skuadra e dytë, pas Barcelonës në 2009-ën, që arrin t’i fitojë të 6 trofetë e mundshëm, kombëtarë dhe ndërkombëtarë brenda një sezoni.
Bajerni i Mynihut nuk ka gabuar të hënën, duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj kampiones së Afrikës, El-Ahlit, dhe synon të bëhet skuadra e dytë, pas Barcelonës në 2009-ën, për t’i fituar të 6 trofetë e mundshëm, kombëtarë dhe ndërkombëtarë brenda një sezoni. Dhe trajneri Hansi Flik nuk e ka fshehur këtë dëshirë të bavarezëve. “Sigurisht që ne duam ta fitojmë këtë trofe”, – ka thënë ai.
“Sepse, kur ta arrijmë një gjë të tillë të enjten, skuadra do të përmbyllë një sezon të jashtëzakonshëm me 6 trofe, teksa kjo kupë i përket sezonit të shkuar”, – shtoi trajneri i kampionëve të Evropës, i cili thotë se, tani, skuadra e tij është gati për finalen e Botërorit të Klubeve ndaj skuadrës meksikane, Tigres. “E kam parë edhe gjysmëfinalen tjetër dhe meksikanët kanë një skuadër të fortë fizikisht, me një mënyrë loje shumë dinamike dhe shumë intensive”, – ka thënç Fliku.
“Do të nisim menjëherë përgatitjet dhe do të përpiqemi të ndërtojmë strategjinë më të mirë për këtë ndeshje”, – ka përfunduar trajneri i Bajernit të Mynihut. Edhe për sulmuesin Robert Levandovski, i cili shënoi të dy golat e fitores në gjysmëfinale, Bajerni i Munihut është gati. “Tanimë ne jemi në finale dhe ajo do të jetë një ndeshje e bukur, – ka thënë polaku. – Jemi gati për këtë ndeshje dhe për kundërshtaren tonë, skuadrën e Tigresit.”
“Mendoj se do të jetë një ndeshje interesante dhe shpresoj që ne do të fitojmë”, – ka përfunduar sulmuesi i gjigandes bavareze. Botërori i Klubeve në futboll është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë në kanalin RTSH Sport të enjten edhe duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t, midis El-Ahlit dhe Palmeirasit, duke nisur nga ora 16:00, por edhe finalen e madhe Bajern Mynih-Tigres, duke nisur nga ora 19:00.

Të fundit

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Piku i sezonit turistik, euro nis dobësimin përballë lekut/ Ja me sa po shkëmbehet

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane. Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që...

Lajme të tjera

Web TV