Veliaj nga Kombinati: Kemi sjellë këtu ministren më të fortë Belindën, Luli gatuan vetëm çorbë për familjen e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, të cilët janë anëtarësuar me PS-në.

Veliaj nga Kombinati theksoi se PS ka çuar në atë zonë ministren më të fortë, ndërkohë që pala tjetër ka sjellë një studente me pesa.

“PS është një familje e madhe dhe në një familje të madhe ke krahë ku të mbështetesh. Këtu në Kombinat kemi një sfidë të rëndësishme, dhe prandaj kemi sjellë këtu në këtë zonë ministren më të fortë, Belindën.

Në kemi sjellë skuadrën më të fortë, ndërkohë pala tjetër kishte sjellë një studente me 5. Edhe shteti më i fuqishëm në botë nuk i bën dot të gjitha vetë, por angazhohen të gjithë.”- tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj tha se tashmë konsulentët e Bashës duan që ta shesin atë si njerëzor, por qytetarët e njohin Lulin dhe se nuk kanë asnjë dyshim se ai gatuan vetëm për vete.

“Tani duan që ta bëjnë Lulin i çik më të njerëzishëm, a thua se ne nuk e njohim ne 4 vite në Tiranë. Më vjen mirë sepse idetë janë të fokusuara të gjitha vetëm tek fisi dhe tek familja e vet. Po u them konsulentëve të Lulit se ne nuk kemi asnjë dyshim se ai gatuan vetëm për familjen e vet, sepse ne jemi 100% të bindur sepse çdo çorbë që gatuan e gatuan për familjen e vet. Ne nuk na duhet kjo!

Për atë kandidatin e PD-së nuk po flas fare se është dhëndër tek PS. Është dhëndër tek partia jonë, do ta tolerojmë atë, kapi vendin në listë. Në programin e tyre nuk kishte asnjë fjalë për tërmetin dhe pandeminë’– tha Veliaj.

Lexo edhe :  Kryemadhi jep detaje nga filmi ku do të marrë pjesë: Nuk jam vetëm artiste

 

Të fundit

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por...

Zjarr i madh në pyjet e Darëzezës, raportimet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi...

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV