KQZ publikohon 4 modelet e fletëve të votimit, ja çfarë duhet të keni parasysh kur të votoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur na ndajnë edhe 74 dite nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ i ka tashmë disa ide se si do të jetë fleta e votimit.

Për shkak të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor pa dakordësinë e opozitës, në këto zgjedhje do të kemi disa risi.

Si fillim, koalicionet nuk do jenë siç ka qenë formula. Partitë në koalicione nuk do kenë listat e tyre, por do të jenë në një listë. Po ashtu listat do të jenë pjesërisht të hapura, që do të thotë se qytetarët përveç forcës politike apo koalicionit mund të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar. Pikërisht në këto risi, KQZ-ja ka përgatitur edhe modelet e fletës së votimit që po diskutohen.

Modeli i parë i fletës që po diskutohet përbëhet nga një kolonë horizontale që ka subjektet politike, ose koalicionet dhe për çdo parti apo koalicion në kolonë vertikale janë emrat e kandidatëve sipas çdo koalicioni apo partie. Modeli tjetër është i ngjashëm me të parin, por përveç emrit, kandidati do të ketë edhe numër identifikimi.

 

Modeli tjetër që po diskutohet është një fletë që ka një kolonë të madhe vertikale me emrat e partive apo koalicioneve si subjekte zgjedhore. Në cepin e djathtë të fletës së votimit në fund të çdo emri partie ka një kuti ku do mund të vendoset kryqi nga zgjedhësi për subjektin politik. Ndërsa në pjesën e poshtme të fletës së votimit është kutia me numra që nënkupton kandidatin preferencial.

 

Pothuajse e ngjashme është edhe fleta e votimit modeli numër 4. Numrat që nënkuptojnë kandidatët preferencial nuk do të jenë në pjesën e poshtme të fletës, por përballë kolonës vertikale ku janë shënuar një nga një emrat e subjekteve politike.

Lexo edhe :  Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit, të zbatojnë detyrimin ligjor mbi afishimin e materialeve propagandistike. Përmes Twitter-it, Celibashi thekson se kryetarët e bashkive në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, duhet të përcaktojnë vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike.

Të fundit

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi...

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen – nëse...

Shpërthen zjarr në një fabrikë: 5 persona humbin jetë, mbi 100 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një nga punishtet e prodhimit në një fabrikë në Rajonin Ryazan, sipas selisë operative rajonale. Të dhënat e fundit tregojnë...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

Lajme të tjera

Web TV