Restorantet në Evropë, ndër sektorët më të prekur nga pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i shërbimeve, baret dhe restorantet janë goditur rëndë nga pandemia, ndonëse qeveritë po mundohen të planifikojnë një rihapje të sigurt të tyre.

Situatat mbetet e njëjtë në pjesën më të madhe të shteteve evropiane ku baret dhe restorantet janë ende të kyçura.

Rihapja e kufizuar ka nisur në disa shtetet sikundër në Itali, Rumani e pjesërisht në Spanjë, por rregullat ndryshojnë sipas rajoneve. Edhe në këto raste masat e higjienës e jo vetëm duhet të respektohen rreptësisht.

Rimbyllja ka shkaktuar dëshpërim dhe stres tek pronarët e këtyre bizneseve. “Të gjithë pronarët e kafeneve, bareve dhe restoranteve në Bruksel janë në prag kolapsi. Ata nuk munden më të mbulojnë gjithë këtë situatë që po ndodh dhe ndihma që na është ofruar, për shembull në rastin tim nuk mjafton as për një muaj qira,” – tha Hubert Blanquet, pronar i disa bareve në Bruksel.

Gjatë stinës së verës restoranteve iu kërkua  të investonin gjerësisht në ambientet jashtë për të siguruar masat shëndetësore sikundër ndarjet me xham apo tavolina në distancë.

Me ardhjen e stinës së dimrit të gjitha këto investime shkuan dëm pasi këto biznese u detyruan sërish të rimbyllen.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV