“Shqiptarët kanë prejardhje turke”, të rinjtë djegin para Ministrisë së Arsimit librin që i mohon origjinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, ata kanë djegur librin e gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit. Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë djegur faqet e librit ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje turke, rome dhe çerkeze, dhe se Maqedonia e Veriut është mbushur me shqiptarë në 200 vitet e fundit nëpërmjet proceseve politike.

“Këta libra shkollorë, siç është rasti me këtë libër që po e shihni këtu, lëre që na ofendojnë, lëre që na hedhin poshtë historinë tonë, por edhe vendosin bazën për ndoshta elemente fashiste kundër shqiptarëve në të ardhmen”, tha Omer Ajdini, Forumi Rinor i ASH-AAA.

Pas aktit simbolik kanë ndërhyrë edhe forca të shumta policore, të cilat kanë si qëllim rritjen dhe ushtrimin e trysnisë dhe kalimin në heshtje të këtij skandali. Libri i gjeografisë është vetëm një nga shembujt e teksteve shkollore me përmbajtje fyese, të pavërteta dhe fakte të shtrembëruara në Maqedoninë e Veriut. Pas reagimeve nga opinioni publik , Ministria e Arsimit ka premtuar korrigjimin e përmbajtjes. Maqedonia e Veriut vetë ka probleme të ngjashme me Bullgarinë, e cila ka bllokuar mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për anëtarësim në BE të RMV-së për shkak të mosmarrëveshjeve.

Të fundit

Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku...

Humb jetën aktori i “Vallëzim me ujqërit”

Aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene, Graham Greene, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Greene u bë i njohur për publikun...

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona në malet e largëta Marra,...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Lajme të tjera

Web TV