Whitney Houston, diva e muzikës që vdiq 48-vjeç nga overdoza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 shkurt 2012 u gjend në dhomën e hotelit prej truprojës së saj, dyshohej por një koktej të fortë droge me alkool që e kanë çuar në overoze

Whitney Huston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta më 11 shkurt 2012, në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që do të merrnin pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve muzikore Grammy. Ajo u gjend në dhomën e hotelit Hilton prej truprojës së saj, sipas hetimeve të policisë në trup nuk kishte shenja dhune, dyshohej por një koktej të fortë droge me alkool që e kanë çuar në overoze.

Nisja

Whitney Elizabeth Houston u lind në 9 gusht 1963. Ajo ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 11 vjeçare, Houston filloi të ndjekë hapat e nënës së saj duke performuar si soliste në një kor kishtar për të rinj në kishën New Hope Baptist Church në Newark, ku mësoi edhe të luajë në piano. Houston kaloi disa vite të adoleshencës duke udhëtuar në klubet e natës ku performonte nëna e saj Cissy dhe në disa raste do të dilte në skenë të performonte me të. Më 1977, në moshën 14 vjeçare, u bë këngëtare e dytë në këngën “Life’s a Party” të bandës Michael Zager Band. Më 1978, në moshën 15 vjeçare, Houston këndoi zërat në sfond të këngës Hit “I’m Every Woman” të Chaka Khan, një këngë të cilën do ta këndonte vetë më vonë dhe ta kthente në një Hit edhe më të madh në albumin e super-shitur të filmit The Bodyguard. Ajo gjithashtu këndoi pjesë të vogla edhe në albumet e Lou Rawls dhe Jermaine Jackson.

Modelingu

Në fillim të viteve 1980, Houston filloi të punojë si modele pasi një fotograf e pa atë në Carnegie Hall duke kënduar me të ëmën. Ajo u shfaq në revistën Seventeen dhe u bë një nga gratë e para me ngjyrë që shfaqet në kopertinat e këtyre revistave. Ajo gjithashtu u publikua edhe në faqet e brendshme të revistave të tjera të njohura sidomos nga publiku amerikan Glamour, Cosmopolitan dhe Young Miss. Gjithashtu u shfaq në një reklamë televizive kanadeze për një pije të butë. Pamja e mrekullueshme dhe sharmi i saj e bënë atë një nga modelet më të kërkuara të asaj kohe. Gjatë modelingut ajo vazhdoi të zhvillojë edhe karrierën e saj muzikore duke punuar me producentët Michael Beinhorn, Bill Laswell dhe Martin Bisi për një album të cilin e quajtën One Down që ishte kredituar pë grupin Material. Për këtë projekt, Houston kontribuoi në baladën “Memories”, një këngë nga Hugh Hopper të Soft Machine. Robert Christgau nga The Village Voice e quajti kontributin e saj “një nga baladat më magjepsëse që keni dëgjuar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u shfaq si një vokaliste kryesore në një këngë të albumit Paul Jabara, e titulluar Paul Jabara and Friends, e hedhur në treg nga Columbia Records më 1983.

Lexo edhe :  Interpreton Orin në Portokalli, aktorja habit me deklaratën: Më mori në telefon dhe...

Muzka

48 vjeçarja Huston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1985 ajo hodhi në treg albumin e saj të parë me titull “Whitney Huston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës.

Çmimin e parë Grammy e fitoi me këngën e saj “Saving all my love for you”, e cila u pasua edhe nga këngë të tjera të suksshme që e ngjitën në krye të klasifikimeve dhe të shitjeve anembanë botës si “How will I know you” apo “I wanna dance with somebody”

Familja

Martesa e saj me Boby Brown në vitin 1992 u pa me skepticizëm nga ata që i njihin të dy. Ajo tashmë e kurorëzuar me titullin e princeshës së muzikës pop, ndërsa ai me profilin e një njeriu problematik. Martesa e tyre u krye në vitin 1992 dhe në vitin 1993 lindi vajze e tyre e vetme Bobbi Christina. Martesa e tyre pati një sërë problemesh, pasi Bobby Brown u arrestua disa herë për përdorim substancazh, mosrepesktim ligji, sjellje agresive ndaj Whitnieyt si dhe neglizhencë ndaj fëmijëve që kishte nga marrëdhniet e mëparshme.

Droga

Por problemet nisën edhe për Whitnin. Ajo nisi të përdorte drogë në jetën e saj personale edhe gjatë pjesëmarrjeve të saj koncertore të cilat sollën tërheqjen e saj nga skena e muzikës dhe përpjekjet për të shpëtuar nga varësia ndaj drogës. Edhe divorci me Boby Brown në vitin 2007 nuk ndihmoi shumë në këtë aspekt. Tashmë Whitnei i përkiste kategorisë së njerëzve që përpiqeshin të gjenin shpëtim tek klinikat për t’iu kthyer jetës normale.

Në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin e saj “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

“Truproja”

Diva e muzikës pop do të mbetet e ngulitur në kujtesën e shikuesve anembanë botës si personazhi i filmit “Truproja” jo vetëm me interpretimin në krah të Kevin Costnerit, por edhe për këngën e mrekullueshme “I will always love you” e cila e ka përjetësuar zërin e saj magjik në dashurinë e miliona e miliona njerëzve që kanë ëndërruar e kënduar në gjuhën e saj, gjuhën e muzikës.

Jeta e 48 vjeçares Whitney Huston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Presidenti i akademisë së regjistrimeve të artit dhe shkencës, është shprehur: “Ka vetëm një Whitney Huston. Ndoshta nuk do të ketë kurrë një të dytë. Vdekja e saj është humbje për të gjithë ne”.

Të fundit

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Nga Mero Baze Ka një paradoks të opozitës shqiptare të Berishës dhe Metës që I dekonspiron ata në raport me qëndrimin e pasinqert ndaj Greqisë....

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të zhvillohet më pas në Milano,...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Lajme të tjera

Web TV