Kushi takim me ministrin e Hungarisë: Marrëveshje bashkëpunimi për programin e bursave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Péter Szijjártó ku kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Ministrja Kushi cilëson së gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve.

 

Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si “Erasmus +” dhe “Horizon 2020” – tha Kushi.

 

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV