Situatë e rënduar në Shkodër/ Mijëra hektarë tokë nën ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Shkodrës vijon të qëndrojë e rrethuar nga uji, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Në njësinë administrative Dajç vazhdon të ketë prezencë të madhe uji, ku 1900 ha tokë janë nën ujë.

Rrugët janë të bllokuara në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë. Ndërkaq në disa akse është e pamundur lëvizja me automjete. Raportohet se në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra, ndërsa nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Situata

Hidrometri shënon 6.80 cm. 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura 9

-Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.

-Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

-Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

-Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.

-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri .

-Qendrat shëndetësore në gatishmëri

-Energji elektrike kemi, ndërprerje të herëpashershme.

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

-1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

-Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

-Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.

-Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

Të fundit

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Lajme të tjera

Web TV