Presidenti ktheu ligjin për “Taksat kombëtare të ndryshuar”, ministrja Denaj sqaron procedurat në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, ka folur në Kuvend për dekretin e Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.

Ministrja Denaj ka sqaruar me detaje se si janë zhvilluar procedurat duke thënë:

“Ne menduam që trajtimi për biznesin e vogël si me tatim fitimin 0 dhe me rritjen e pragut të TVSH-së është një masë universale, por njëkohësisht dhe trajtimi sektorial me ndihmë në aspektin social është po aq i rëndësishëm. Në tregun ndërkombëtar ka hasur vështirësi ndërsa në vend përpunohet dhe rrit vlerën e tij duke shtuar një ritëm të lartë të përfitueshmërisë për prodhimin e  brendshëm në eksport dhe vendet e punës. Nuk dua të zgjatem, kemi folur dhe në debate të tjera se çdo të thotë për punësimin në zonave të tjera, por meqë dekreti është kthyer për arsye të procedurave unë raportoj se:

Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka draftuar projektligjin në kuadër të propozimeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqatës së Minierave dhe shoqatës së prodhuesve shqiptarë. Ky projektligj u dërgua dhe në ministritë e tjera të linjës, drejtësisë, të shtetit për mbroj. Agjensia e vetëqeverisjes së mbështetjes vendore, e cila ka për mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së shërbimeve pubike, në rolin e sekretariatin u shpreh dakord për projektaktin që u miratua në Këshillin Konsultativ me vetëqeverisje vendore në datën 29 shtator 2020.

Ne mendojmë se të gjitha argumentat e sjellë për mosqasjes së një konsultimi nuk është totalisht e bazuar dhe dua të rikujtoj se si ministra e Financave dhe çdo ministri linje, ka për detyrë ligjore të ndjekë gjitha hapat para se të kalojë në parlament dhe të japin mesazh për sektorin e të punësuarit.”

Të fundit

Kim Kardashian fal të akuzuarin për organizimin e grabitjes së saj

Kim Kardashian, në një gjykatë në Paris, ka rrëfyer momentet tronditëse të grabitjes së armatosur në vitin 2016, gjatë...

Shansi i madh që humbëm më 11 maj

Nga Afrim Krasniqi Votimet mbaruan duke konfirmuar hendekun në sondazhe, - mazhoranca fitoi mandatin e katërt dhe për paradoks, më me shumë mandate sesa të...

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në Tiranë Presidentin e KE-së

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit...

Taulant Balla flet për votat e Greqisë: Numërimi i tyre po pengohet nga humbësit

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur, duke nënkuptuar një pengesë nga ana e...

Përplasja në KZAZ e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar

Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve...

Lajme të tjera

Web TV